Habit Rama: Nuk kemi ndërtuar rrugë për faj të qeverisë Berisha

Habit Rama: Nuk kemi ndërtuar rrugë për faj të qeverisë Berisha

20:15, 19/06/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama fajësoi qeverinë Berisha për moskryerjen e asnjë vepre të madhe infrastrukturore nga qeveria e tij gjatë 7 viteve në pushtet.

Sipas kreut të qeverisë,  projektet e hartuara keq nga qeveria Berisha u bënë shkak që qeveria e tij të mos vazhdonte rrugët e lëna për gjysëm dhe të mos ndërtonte një të re.

“Ne duhet të kemi në dorë një projekt serioz me të gjitha standardet për të mos u gjendur siç u gjendëm në mandatin e parë të qeverisjes kur jo vetëm i gjetëm të gjtha rrugët të lëna rrugëve, por vazhdimi i rrugëve që i gjetëm rrugëve lidhej gjithmonë me projekte skandaloze. Gjë që i ka kushtuar shumë kohë, dhe i ka kushtuar shumëfish publikut dhe buxhetit të shtetit, gjë që na ka detyruar t’i rikthehemi vetë projekteve”, tha Rama gjatë prezantimit të hapjes së tenderit për projektimin e Tunelit te Llogarasë.

E vetmja vepër e madhe infrastrukturore e qeverisë Rama është Rruga e Arbërit, e cila ka nisur në 2017 dhe ende nuk ka përfunduar, dhe Unaza e Madhe në Tiranë, vepër e mbuluar me skandale korrupsioni dhe ende e papërfunduar.

Rrugët e tjera janë të gjitha vazhdim i rrugëve të mëdha të nisura nga Kryeministri Berisha si Bypass i Vlorës dhe Bypassi i Fierit.

Gjatë qeverisjes së Berishës në vend u ndërtuan afro 10 mijë kilometra rrugë duke lidhur me asfalt mbi 900 fshatra me komunat dhe 169 komuna me akset rrugore kombëtare.

Për t'u përmendur janë rruga Tiranë-Elbasan dhe në mënyrë të veçantë, rruga Durrës-Kukës, e njohur ndryshe si "Rruga e Kombit" pasi lidh Kosovën me qytetin e Durrësit. Kjo e fundit përshkon Shqipërinë lindje-perëndim dhe është vepra më e madhe rrugore në historinë e Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

ELI20/06/2020 13:14

JO EDVIN . SJE ME I KEQI POR SKA ME TE KEQ SE TY !

Shto koment

Denonco