VIDEO/ Meta: Kuvendi të mos bëhet pjesë e lojës së grupeve lobiste

VIDEO/ Meta: Kuvendi të mos bëhet pjesë e lojës së grupeve lobiste

13:10, 19/06/2020
A+ Aa A-

Në një deklaratë për mediat, presidenti Ilir Meta ka treguar se i ka kthyer disa ligje kuvendit, pasi nuk plotësonin kushtet e duhura.

Meta ka deklaruara se Kuvendi nuk duhet të bëhet pjesë e lojës së grupeve lobiste.

Gjatë deklaratës së tij, presidenti ka theksuar se niveli i borxhit është në nivele të larta.

‘Nivel i lartë i borxhit publik dhe iniciativat e reja të qeverisë që rrisin këtë borxh.

Duhet të mbahet nën kontroll borxhi publik’, tha Presidenti.

‘Unë do të vazhdoj punën time për kthimin e  ligjeve që janë kundër kushtetutës dhe ligjet me objektive të veçanta, për persona të caktuar nuk do të miratohen nga unë.

I bëj thirrje dhe kuvendit që të mos kalojë ligje që na çojnë në korrupsion. Kuvendi ka për detyrë të shikojë këto elementë për të mos u bërë pjesë e grupeve lobiste’, deklaroi ndër të tjera presidenti Ilir Meta gjatë deklaratës për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco