Reforma Zgjedhore/ Murrizi këmbëngul: Nuk e votojmë, ia thamë edhe ambasadores Kim

Reforma Zgjedhore/ Murrizi këmbëngul: Nuk e votojmë, ia thamë edhe ambasadores Kim

20:56, 08/06/2020
A+ Aa A-

Ku do ti gjejë Edi Rama 6 votat për kalimin e Reformës Zgjedhore në Parlament? Kjo është tema e puntatës së sotme të emisionit "Çim Peka LIVE". 

Sipas nënkryetarit të Kuvendit, Myslim Murrizi, i ftuar në Syri TV, u shpreh se, ambasadorja Yuri Kim, në takimin me deputetët e Opozitës parlamentare nuk u ka kërkuar votimin e Reformës Zgjedhore.

Murrizi këmbënguli se, këtë reformë nuk do ta votojnë.

"Na tha se zonja Hajdari ka qenë e dyzuar për firmën që hodhi duke u ngritur katër herë nga tryeza. Shkuam për ti thënë se duam realizimin e tre pikave. Këtë paçavure që kanë votuar, ne nuk e votojmë. Pas letrës publike, të premten në darkë, jam kontaktuar nga ambasada amerikane, ambasadorja ju pret në takim në rezidencën e saj. I kemi dekalruar të njëjtën gjë. Këtë reformë të firmosur nga Damiani, Oerdi dhe Vasili ne nuk e votojmë. Prisni disa ditë e do ta shohim sa seriozisht e kam. Prisni të vijë vota e do ta shihni", tha Murrizi.

Më pas, Murrizi paralajmëroi Rudina Hajdarin se pavarësisht firmës në marrëveshje, nëse voton këtë paketë, nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar që ai drejton. /A.R, Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t08/06/2020 23:46

Si çeço keni per ta votu kete pseudoreforme,se aty ne kuvend ji futi luli,por ju mban rama

Shtetrrumpalle 08/06/2020 21:03

E shpallen ankandin keta trima, nuk e kane per here te pare te gjejme nje pazar me EDdramen

Shto koment

Denonco