Bylykbashi: U arrit dakordësia për administrimin zgjedhor. Identifikim biometrik për zgjedhjet e ardhshme

Bylykbashi: U arrit dakordësia për administrimin zgjedhor. Identifikim biometrik për zgjedhjet e ardhshme

20:45, 05/06/2020
A+ Aa A-

Këshilli Politik arriti në një dakordësi sa i përket administrit zgjedhor.

Në mbledhjen e sapopërfunduar të Këshillit Politik është arritur identifikimi 100% biometrik në zgjedhje, ndërsa PS ka hequr dorë nga depolizitimi.

Në një dalje për mediat pas tryezën përfaqësuesi i opozitës, Oerd Bylykbashi u shpreh se: "U arrit dakordësi për administrimin zgjedhor. Do të ketë identifikim biometrik për zgjedhjet e ardhshme. Dakordësia riformaton KQZ. Rama donte te kapte komisionet zgjedhore. Nuk i kapi dot. U tërhoq. Sot ne ora 10.00, PD propozoi zgjidhjen për depolitizimin e administratës zgjedhore me përjashtimin e administratës publike nga komisionet zgjedhore.

PS e refuzoi. Komisionet zgjedhore mbeten siç janë. Depolitizimi i administratës zgjedhore do të kryhet vetem pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale", tha zyrtari i PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco