Meta: Nuk lejoj shantazhe. Reforma Zgjedhore, ka progres

Meta: Nuk lejoj shantazhe. Reforma Zgjedhore, ka progres

12:48, 05/06/2020
A+ Aa A-

‘Nuk do të lejoj të bëhet presion publik dhe as shantazh’, deklaroi sot Presidenti Ilir Meta lidhur me emrin e ri që kërkohet në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Po ashtu, Meta vuri në dukje se i ka kërkuar edhe kryetarit aktual Bujar Leskaj të qëndrojë në lartësinë e detyrës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Deklarata u bë gjatë një konference shtypi të përjavshme, që Presidenti e mban ditën e premte.

REFORMA ZGJEDHORE

Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve dhe nuk e shoh të arsyeshme të bëhem pjesë. Unë dëshiroj dhe apeloj përsëri për konsensus sa më të shpejtë sepse është detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë që të kenë siguri për votën e lirë; së dyti, është detyrim ndaj procesit të integrimit dhe data 8 qershor është e rëndësishme dhe shpresoj që të arrihej sot, nesër në ditën e ardhshme.

Duket që ka një progres nga raportimet që janë bërë dhe duket se çështja ka mbetur për mirëbesim në disa aspekte apo elemente që nuk duhet të rrezikojnë konsensusin.

Në dijeni time ti që opozita nuk ka vendosur si kusht të padiskutueshëm një qeveri transitore  dhe mospasja e një kushti të tillë e bën konsensusin të mundshëm.

Por kjo nuk do të thotë se provimi i zgjedhjeve ka kaluar se duhet edhe verifikimi si do të mbahen zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco