Komisionerë të depolitizuar: Çfarë tregojnë përgjimet e Dibrës për mësuesit

Komisionerë të depolitizuar: Çfarë tregojnë përgjimet e Dibrës për mësuesit

12:12, 03/06/2020
A+ Aa A-

Pika kyçe qe diskutohet prej ditësh për reformën zgjedhore është depolitizimi i administratës si një rekomandim i OSBE ODHIR. Por zor se një administratë në kushtet e një autokracie mund të jetë e pavarur nga politika.

Mjafton shembulli i komisionerëve të votimeve të 30 qershorit, pra i “të pavarurve” që zevendësuan komisionerët e partive opozitare që nuk morrën pjesë në zgjedhje, për ta vërtetuar këtë.  Por rastet e tjera nuk mungojnë.

Boll të shohësh reformën në drejtësi, të vëzhgosh si janë sjellë të pavarurit Arta Marku, Ardian Dvorani, Arta Vorpsi, për të kuptuar se sa të pavarur janë nga partia në pushtet njerëzit e drejtësië së re. Por rasti më ulëritës është ai i përgjimeve të Bild që treguan se çndodh me zgjedhjet në Dibër. Se si nën peshën e pushtetit mësuesi dhunohen të votojnë hapur për PS.

Piramida është e thjeshtë. Edi Rama dhe dy deputetë socialistë, Damian Gjiknuri dhe Pjerin Ndreu i ushtrojnë presion strukturave arsimore që të votojnë hapur, se për ndryshe të hënën do shkojnë për lesh. Her direkt dhe herë përmes të deleguarit të tyre Arben Keshi ata ushtrojnë presion mbi drejtorin e arsimit Drini Gjeci. E gjithë struktura e shërbimit arsimor vihet në dispozicion të fitores së PS. Tani pyetja është: a mund ti lësh strukturave si ato në përgjimet poshtë,  të drejën për të bërë edhe arbitrin e zgjedhjeve? 

Përgjimet nga dosja e Dibrës 

Përgjimi 4 

Arben Keshi flet me një person të paidentifikuar që punon si mësues. Mësuesi e informon Keshin se diksuh i ka kërkuar 200 mijë lekë në shkëmbim të katër votave.Mësuesi: Kam një Altin këtu te shtabi.Arben Keshi: Se njoh. I kujt është Altini?Mësuesi: I Isuf Qokut, ish nxënës i imi. Ka një problem. Ai do nja 20 mijë lekë, thotë kam katër vota.Më pas mësuesi i tregon se si ka zgjidhur të gjitha punët për zgjedhjet lidhur me disa prej familjeve në Dibër.

Përgjimi 7

Arben Keshi flet me Drini Gjecin, Drejtori i Arsimit në Dibër dhe i kërkon t’i bëjë presion të gjithë mësuesve se nëse nuk votojnë për PS-në do të shkarkohen nga detyra.

Drini Gjeci: A thu të kanë ndejt drejt ato drejtorët, apo t’i bëj bashkë mbrapa?

Arben Keshi: Merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shku për lesh të gjithë. Gjithë drejtorat në telefon, thuaji ‘raportoni për kë keni marrë në telefon’ se janë tu fjet gjumë. Gra burra, ca të jenë. Do ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës që keni pru. Nëse duan që ditën e hënë të jenë në punë. Nëse nuk dun, në p**** të s**** se ja kam q* r***.

Drini Gjeci: I marr në telefon tani.

Përgjimi 11

Ish-deputeti Pjerin Ndreu, sot kandidati i PS-së për Bashkinë Lezhë, telefonon Drini Gjeçin, Drejtorin e Arsimit në Dibër dhe

Pjerin Ndreu: Bëj një telefon këtij Reshat Elezit, drejtorit të Reçit. Drejtorit të shkollës thuaji të deklarojë votën hapur se ato sms-të që çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndshme. Thuaji të deklarojë votën hapur që e ke për PS-në, ndryshe të hënën tregoja se ku fluturon.

Drini Gjeçi: Flas unë tashi më të.

Pjerin Ndreu: Tregoji se ku fluturon të hënën. Të deklarojë hapur votën për PS-në ose të gjejë vend e të futet.

Drini Gjeçi: Rri pa merak se e mbuloj unë këtë punë.

Përgjimi 12

Drini Gjeçi zbaton urdhërat e Pjerin Ndreut dhe telefonon Reshat Elezin. Gjeçi i kërkon Elezit të deklarojë hapur votën e tij dhe familjes së tij pro Partisë Socialiste, ose përndryshe do të hiqet nga puna.

Drini Gjeçi: Ku je?

Reshat Elezi: Jam këtu te qendra e votimit.

Drini Gjeçi: I ke marrë të gjithë ato të familjes?

Reshat Elezi: Jo sjanë tu ardh me votu tani, ma vonë shkoj i marr.

Drini Gjeçi: Në ça qendre voto ti?

Reshat Elezi: Këtu në Zallreç.

Drini Gjeçi: Dëgjo se kam informacione jo të mira nga andej. Sot vota jote dhe e familjes tënde do të deklarohet haptas.

Reshat Elezi: Drejtor mos e vrit mendjen. Janë fjalë për inat.

Drini Gjeçi: Ore do të deklarohet haptas. Kur unë them haptas, do me thënë haptas fare. Haptas me gjithë familjen.

Përgjimi 13

Drini Gjeçi, Drejtori i Arsimit në Dibër telefonon Lavdrim Muratin, mësues, dhe i kërkon të deklarojë hapur votën për PS-në.

Drini Gjeçi: A ke votu?

Lavdrim Murati: Jo akoma.

Drini Gjeçi: Po pse ske votuar akoma?

Lavdrim Murati: Po se thashë të lirohet njëherë radha.

Drini Gjeçi: Po ça radhë… Lavdrim mos të kemi llafe. Votat i dua haptazi.

Lavdrim Murati: Ça flet, s’bëhet llaf.

Drini Gjeçi: Mos tët pres më. Pesë vota sa ke, i dua. Mos na prish llaf. Unë këtë po të them. Ti e di vetë!/Marrë nga Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Coli03/06/2020 14:03

Sa qesharake.Vertet mendoni se mund te gjeni ne Shqiperi komisionere te depolitizuar?Mesuesit,mjeket,nepunesit e administrates,policet shkojme si kope nga i urdherom drejtori apo shefi.Lerini komisionet sic jane se po beni te vini vetulla dhe po nxirni edhe syte.

Shto koment

Denonco