Reforma Zgjedhore/ Duka në Syri TV: Rama hilacak. Opozita për zgjedhje të lira e të ndershme

Reforma Zgjedhore/ Duka në Syri TV: Rama hilacak. Opozita për zgjedhje të lira e të ndershme

19:21, 02/06/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë për emisionin "Ora 19" në Syri TV, kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka ka komentuar situtatën politike në vend dhe negociatat për Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, Basha bëri gabim me marrëveshjen e 2017-ës, ndërsa shtoi se propozimi i opozitës për qeveri kujdestare para zgjedhjeve nuk është e njëjta gjë.

"Do të ishte shumë mirë pas ne e kemi humbur besimin se me Ramën kryeministër mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme e për këtë kemi ato dosjet e famshme. Është shumë mirë kur qeveria është e paanshme. Basha gaboi me marrëveshjen e 2017-ës, e kemi thënë. Por nuk po kërkojmë të njëjtën gjë pasi larg qoftë do të kemi të njëjtin rezultat", tha Duka.

Sa i përket ftesës së kryeministrit Edi Rama për një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha, kreu i PAA tha:

"Rama është hilacak. Ne kemi një vullnet shumë të mirë që reforma zgjedhore të miratohet. Jemi të interesuar realisht në mënyrë që vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme".

Por cilat janë pritshmëritë e Agrearëve në zgjedhjet e ardhshme?

"Kemi bërë sondazhet tona dhe pretendojmë të kemi 5 deputetë. Që nga momenti që kemi marrë këtë parti, opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje dhe kjo do të jetë hera e parë që do të marrim pjesë në zgjedhje", u shpreh Agron Duka. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco