Ndarja nga jeta e rapsodit dibran/ Meta: Këngët e tij, frymëzim për mbrojtjen e lirisë

Ndarja nga jeta e rapsodit dibran/ Meta: Këngët e tij, frymëzim për mbrojtjen e lirisë

16:06, 31/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta parakohe të këngëtarit dibran Qerim Sula, i cili humbi betejën me sëmundjen dhe u shua në moshën 69-vjeçare.

Përmes një mesazhi në Facebook, kreu i shtetit shprehet se, "këngët epike për trimërinë e dibranëve dhe hymnet e krenarisë kombëtare të intepretuara mjeshtërisht prej Tij do kumbojnë përjetë në zemrat tona, si frymëzim për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Atdheut".

"Ndarja nga jeta e rapsodit të shquar dibran dhe njërit prej zërave të spikatur të muzikës popullore shqiptare, Qerim Sula është një lajm trishtues.

Këngët epike për trimërinë e dibranëve dhe hymnet e krenarisë kombëtare të intepretuara mjeshtërisht prej Tij do kumbojnë përjetë në zemrat tona, si frymëzim për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Atdheut.

Ngushëllime familjes Sula, artdashësve dhe të gjithë komunitetit dibran! Lamtumirë Mjeshtër!", shkruan Meta në mesazhin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco