‘Pas teatrit do rrafshojmë Rrugën e Kombit’- Iriqi bisedon me Luftar Pajon

‘Pas teatrit do rrafshojmë Rrugën e Kombit’- Iriqi bisedon me Luftar Pajon

13:52, 29/05/2020
A+ Aa A-

Iriqi: - Rama tha se ti je shprehur pro shkatërrimit të Teatrit Kombëtar...

Luftari: - I kam thënë kumandarit...

Iriqi: - Kumandarit?!

Luftari: - Ramës dmth. Kështu i thoja unë dhe Enverit, dhe Ramizit, dhe Nanos, dhe Ramës. Se partia jonë është repart ushtarak. Një urdhër duam dhe lehim si qentë. Nuk pushojmë pa urdhër.

Iriqi: - Pra ju mësoi Rama si do flisni?

Luftari: - Dihet. Do prish Teatrin, na tha. Rroftë kumandari, iu përgjigjëm. Tani na ka bërë me dije se do prishë Rrugën e Kombit.

Iriqi: - Hahaha, po pse?

Luftari: - Nuk duron dot që e ka bërë Saliu. Prishe, o kumandar, i thamë. Prish dhe anëtarësimin në NATO, prish dhe vizat. Se ç’na duhen. S’kemi lekë të pushojmë në Seman, jo më në Greqi a Itali.

Iriqi: - Po Basha ka thënë se do e bëjë siç ishte. Ç’do thuash?

Luftari: -Po u bë Basha kryeministër, kumandar do i them dhe atij. Se ka buxhetin në dorë, na duhet.

Iriqi: - Është pak e çuditshme që ti jeton në Fier dhe thua të shkatërrohet Teatri në Tiranë.

Luftari: - S’ka çudi fare. Jetoj në Fier, por ama makinën e kam me targë të Tiranës. E sheh që jam në rregull. Kur merr vendime Veliaj nga Tërpani, pse unë jo. Në vijë ajrore jam më pranë se ai me Tiranën.

Iriqi: - Edhe djali yt u shpreh për prishje.

Luftari: - Hahaha, ai tërë jetën mua më ka kopjuar. Dhe skeçet si unë i luan. Mos prisni mendim ndryshe nga ai. Jemi kalitur sipas kumandarëve. Vrapojmë nga interesi te interesi.

Iriqi: - Ke ndonjë rol së shpejti?

Luftari: - Po pres ndonjë sms nga ndonjë bashki e Shqipërisë. Ua jap firmën me qira për prishje monumentesh kulture ose për shpifje ndaj opozitës. Vetëm ballistët nuk dua t’i shaj.

Iriqi: - Pse?

Luftari: - Se ata më bënë artist. Pa rolet e ballistit sot do isha ndihmës bojaxhi andej nga Mallakastra e egër. Ose do ruaja dhi bashkë me djalin tim portokallist. Se i biem dhe fyellit ne...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

une29/05/2020 14:57

super

Skrapari29/05/2020 14:11

Po c'mereni me nje cope injoranti si luftetar paja dhe ju. Nje cope estradachi fshati s'mund te quhet aktor. Se pari aktori duhet te kete dhkollen perkatese. Keta jane nga ajo kategori qe per kohen gajasnin miletin edhe per shkak te paraqitjes fizike te tyre. Sa i shikoje dhiteshe se qeshuri me ta. Nuk ja vlen te harxhosh kohen me kete kategori pijanecesh ordinere.

Shto koment

Denonco