Basha telefonon live Kryemadhin/ Kryetarja e LSI: Jam te Çim Peka...

Basha telefonon live Kryemadhin/ Kryetarja e LSI: Jam te Çim Peka...

22:12, 28/05/2020
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së saj në "Çim Peka LIVE", kryetarja e LSI Monika Kryemadhi konfirmoi edhe një herë koalicionin zgjedhor me Partinë Demokratike.

A është Lulzim Basha kryeministër i ardhshëm i opozitës?

"I marrim votat dhe hajde e bëjmë. A është partia më e madhe? I takona tij për të qenë kryeministër. Kemi firmosur më 23 prill 2019, në Hotel Tirana, kemi firmosur marrëveshjen për koalicionin zgjedhor, politik etj. Është PDIU, Republikanët, jemi ne, janë të gjitha partitë", tha Kryemadhi.

Teksa në studio debatohej mbi koalicionin e mundshëm PD-LSI, kryetari i PD, Lulzim Basha i telefonon partneres së tij politike, e cila nuk nguroi ti përgjigjej.

"Jam te Çim Peka. Jemi LIVE", i tha Kryemadhi-Bashës, duke mbyllur më pas telefonin.

Telefonata live e Bashës për Kryemadhin është detaji që rrëzon çdo dyshim të mundshëm mbi një ndarje apo ftohje mes PD dhe LSI. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco