Bylykbashi: Mazhoranca nuk e do votën biometrike! Gjiknuri: Doni sebep

Bylykbashi: Mazhoranca nuk e do votën biometrike! Gjiknuri: Doni sebep

21:11, 28/05/2020
A+ Aa A-

Ka zgjatur për 4 orë mbledhja e Këshilit Politik për Reformën Zgjedhore. Duke folur para gazetarëve, Oerd Bylykbashi është shprehur se është diskutuar një nga çështjet më të rëndësishme: votimi elektronik.

Bylykbashi u shpreh: “U diskutua një nga çështjet më të rëndësishme. Debati u bë për votimin elektorinik. Për fat të keq për ne sot është i qartë qëndrimi i mazhorancës për të mos futur votimin biometrik. Mazhoranca nuk e ka pranuar këtë. PS e bëri të qartë që nuk ishte e gatshme të pranonte këtë. Pa u arritur një kompromis mbi këtë çështje, është e vështirë të arrihet një rezultat për çështje të tjera. Diskutimet e tjera për teknikalitete kanë pak rëndësi.”

Përfaqësuesi i PD tha se mazhorancës i është lënë afat deri nesër në orën 11 kur do të mblidhet sërish Këshilli Politik për të ofruar gatishmërinë për futjen e identifikimit biometrik në të gjitha qendrat e votimit dhe pilotimin e votimit elektronik.

"Mazhoranca nuk do që të mos ketë votim në emër të emigrantëve që nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri, të mos ketë votim familjar, që komisionerët të mos mbushin kutitë në mbylljen e procesit të votimit për ata që nuk erdhën të votonin dhe të mos votohet me karta identiteti të falsifikuara. PS e bëri të qartë që nuk ishe e gatshme për këtë. Kjo është një nga temat kryesore të opozitës prej vitesh për garantimin e kutisë, që kur të numërohet  të numërohen votat e vërteta të zgjedhësve dhe jo të falsifikuara. Pa arritur kompromis për këtë çështje është e vështirë të arrihet kompromis për çështje të tjera si administrata zgjedhore, administrimi i zgjedhjeve nxjerr rezultatin. Presim që mbledhjen e nesërme në orën 11:00, mazhoranca të vijë me një propozim ku të jetë e qartë: Identifikimi biometrik duhet të jetë në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet e ardhshme, të ketë një projekt pilot për votimin eleketronik dhe kjo të dalë e qartë jo si opsion i mundshëm për KQZ, por një detyrim për të dhe qeverinë. Qeveria të vendosë paratë në mënyrë që shqiptarëve të mos u manipulohen zgjedhjet".

Kurse deputeti socialist Damian Gjiknuri gjatë përfundimit tha për gazetarët se ky ishte një debat artificial dhe identifikimi elektronik sipas tij kërkon implementim të gjerë dhe duhet të shtrihet në të gjithë vendin.

“Kemi debat akoma. Për mua është debat artificial në lidhje me përfshirjen e tekonologjisë në zgjedhje. Ne kemi rënë dakord në parim. Bëhet fjalë për identifikim elektronik të zgjedhëve dhe përfshirja aty ku është e mundur të numërimit dhe votimit elektronik. Problemi është sa mund të shtrohet kjo. ODIHR thotë se teknologjia duhet të shtrihet me hapa. Duhet të bëhet një plan implementimi. Kjo nuk është listë dëshirash, por duhet të shikojmë a arrin të implemtohet masivisht. Zgjedhjet nuk mund të vihen në dyshim, pse nuk mund të funksionojë tekonologjia. Kjo mos të përdoret si sebep. Kjo nuk mund të pengojë procesin e zgjedhjeve. Ekspertiza ODIHR e thotë këtë kujdes. Ne po themi hajt dhe zbatojmë dispozitat konkrete”- tha Gjiknuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco