Ish-ministri i Shëndetësisë: Dhimbje e thellë për 100 mijë viktimat në SHBA nga Covid 19!

Ish-ministri i Shëndetësisë: Dhimbje e thellë për 100 mijë viktimat në SHBA nga Covid 19!

16:56, 28/05/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri i Shëndetësisë. Tritan Shehu ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e 100 mijë jetëve nga Covid-19 në SHBA.

‘Solidaritet i plotë e shpresë për ditë të mira sa më shpejt për atë komb kaq pranë nesh, determinues në historinë tonë për gjithëçka thelbësore kemi arritur.

Kalimi sa më i shpejtë i kësaj sprove te vështirë nga ai vend kampion e garant i vlerave e lirive në Botë, përbën një kapërcim të rëndësishëm për të gjithë.

Aq më shumë është kjo e rëndësishme për ne shqiptarët kudo ku jemi, që sot duhet të lutemi për ato humbje njerëzore e për tejkalimin e kësaj fatkeqësie, të cilën ai vend po e përballon me dinjitet, realizëm qoftë në planin shëndetësor, qoftë në atë ekonomik, social etj, duke u bërë edhe në këtë rast një shembull për mbarë njerëzimin.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco