Ish-gjyqtari i Strasburgut: Problemi kryesor në Shqipëri, mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë

Ish-gjyqtari i Strasburgut: Problemi kryesor në Shqipëri, mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë

21:03, 25/05/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje me Skype nga Strasburgu për Çim Peka LIVE" në Syri TV, ish gjyqtari i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe profesori i Drejtësisë Ledi Bianku, ka komentuar atë çfarë po ndodh me reformën në drejtësi në Shqipëri.

Sipas juristit të njohur, ligji 84/2019 e tregojnë se si krijohet KPA dhe KLP. Nëse një anëtar nuk plotëson kriteret do të përbënin një problem për kovnentën numër 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

"Problemi kryesor është mungesa e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Pra pengohet aksesi në gjyqësor", tha ish-gjyqtari i Strasburgut.

Çdo gjyqtar dhe prokuror që është shkarkuar nga Vettingu, ka bërë ankesë pranë Gjykatës së Strasburgut?

"Sipas informacioneve që kam parë në websiten e gjykatës, më rezulton që problemet kryesore janë procesi i rregullt, i drejtë dhe i barabartë për të gjithë prok dhe gjyqtarët.

Një tjetër problem është legjislacioni, krejt i paqartë. Paanësia e anëtarëve të Komisioneve përkatëse, shumica e të cilëve nuk vijnë dhe nuk janë zgjedhur nga gjyqësori. Një tjetër problem është jeta familjare dhe private. Këtu mund të flitet për afate të gjata", u shpreh Bianku.

Kur mund të ketë një përgjigje nga Strasburgu mbi këto çështje?

Nuk kam informacione se kur mund të dalë. Kur numri i çështjeve para Strasburgut është rritur dhe kur problematika që ngrejnë janë goxha të ngjashme, do të ishte e udhës që Gjyk të vendoste sa më shpejt që situata në Shqipëri të mos bëhej e pakthyeshme. Nëse vendoset pas 3-4 vjetësh, kur në Shqipëri gjyqtari ka vuajtur pasojat, ose do e rikthejë në detyrë personin, ose do ta dëmshpërblejë financiarisht. Por do të rrëzonte edhe sistemin e Vettingut", tha Bianku.

Sipas tij, Brukseli është shumë aktiv sa i përket reformës në drejtësi në Poloni, ndryshe nga çfarë po ndodh në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco