VIDEO/ Kodi i dhunës 110 i Lleshajt, aktivistë dhe artistë rrëfejnë si u masakruan mëngjesin që u shemb Teatri

VIDEO/ Kodi i dhunës 110 i Lleshajt, aktivistë dhe artistë rrëfejnë si u masakruan mëngjesin që u shemb Teatri

17:07, 23/05/2020
A+ Aa A-

Ishte ora 4:30 e mëngjesit të 17 majit kur lodhja e natës së gjatë të dëzhurnit, kishte tulatur aktivistë dhe artistë në mbrojtje të godinës së teatrit. Nëpër errësirë u shfaqën befasisht forcat speciale të policisë së shtetit, me ulurima dhe dhunë çnjerzore mbi ta.

Të pambrojtur dhe të hutuar, artistë dhe aktivistë nuk bënë dot asnjë rezistencë dhe iu dorëzuan dhunës së policisë që nisi në koridoret e errëta të godinës për të vazhduar më pas nëpër furgonë deri në komisariat.

Të rinj dhe të reja, aktivistë e artistë rrefejnë në Vetting, dhunën që nuk u pa nga kamerat e mediave, natën duke gdhirë mëngjesi i 17 majit. Rrëfejnë dhunën nëpër furgonët e policisë dhe plagët e tyre nën grushtat dhe shqlemat e forcave të policisë së shtetit. Në shkelje të plotë të ligjit për policinë e shtetit ata i dhanë fund rezistencës 27-mujore të “aleancës për mbrojtjen e teatrit, duke mundësuar shembjen e godinës së teatrit kombëtar.

Pasi kishte deklaruar se pas sjelljes së çdo polici do të ishte fytyra e tij, ministri Sandër Lleshaj prezantoi me bujë edhe kodin e tij për policinë në përballje me qytetarët nëpër protesta. Kodi 110 ose NJË, NJË, ZERO.

Një-shi i parë parashikonte qe policia të ishte një hap pas në kohë në reagim ndaj protestuesve, Një-shi I dytë një shkallë me pak dhunë dhe zero viktima.

Por çfarë ndodhi në protestën patra teatrit mëngjesin e 17 majit, është krejt e kundërta. Policët e Lleshit, as që u menduan për njëshin e parë apo të dytë, pjesë e kodit të ministrit, por u sulën egërsisht duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi artistët e aktivistët, mbi burra e djemtë e rinj, gratë e vajzat, thua se në atë godinë ishin strehuar grupet e rrezikshme kriminale me anëtarët e rrjeteve kriminale të trafikut të drogës, që policia supozohet t’i ndjek prej dekadash.

Ata ishin vetëm disa artistë e aktivistë, që prej 27 muajsh ngritën barrikadën përballë kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë, për të ndalur planet e këtyre të fundit për rrëzimin e godinës së teatrit kombëtar.

Sa më sipër, ju ftojmë të ndiqni të plotë emisionin “Vetting” të gazetares Luljeta Progni. /abcnews.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco