E dhunoi barbarisht dhe i vuri prangat/ Lleshaj: Doja t’i kërkoja falje por ….

E dhunoi barbarisht dhe i vuri prangat/ Lleshaj: Doja t’i kërkoja falje por ….

22:22, 22/05/2020
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha se kishte ndërmend t’i kërkonte falje gazetarit Alfred Lela, në lidhje me incidentin e ndodhur më 17 maj, ku policia e mori atë me forcë dhe ushtroi dhunë.

Mirëpo ministri tha në emisionin ‘Kjo javë’ se ka ndryshuar mendim dhe se nuk do i kërkojë falje, pasi Lela filloi me fyerje e kërcënime të ulëta ndaj tij dhe policisë.

“Kjo historia e zotit Lela ka marrë një përmasë relativisht të madhe. Një mik shumë i çmuar i kishte shkruar një mesazh z.Lela, ku i kërkonte ndjesë në emrin tim. Në fakt, për hir të atij mikut, kisha vendosur t’i kërkoj ndjesë z.Lela, por s’më la shans ta bëja një gjest apriori. Jo, jo, nuk e kam ndërmend dhe kam hequr dorë, pasi shpërtheu një valë fyerjesh të cilat janë në disproporcion me punën profesionale të atij zotërisë.

Valë fyerjesh publike, të hapura, kërcënime të dobta, por do të thosha që rasti në fjalë nuk e ekspozon policinë në asnjë tejkalim. Gazetari ka qenë aty nuk e dinë çfarë statusi, por ka ndërhyrë në një moment kur tre punonjëse policie femra po përpiqenin të ndalonin një protestuese femër. Një standard që e aplikojmë me sforco të madhe, Policia shqiptare po përpiqet ta realizojë këtë për etikë të shtuar.

Nuk i shkonte për etikë, një mashkulli, gazetari…etj, të ndërhynte me dorë ndaj punonjësve ferma që ishin aty, gjë që e ka bërë provokimin edhe më të madh në sytë e punonjësve meshkuj të policisë. Ne na bënë bashkë ligji, kushtetuta, kundërshtimi i punonjësit të policisë është vepër penale. Tani, nëse ti merr përsipër të kryesh një vepër që kodi penal e sheh të tillë, duhet të jesh i gatshëm dhe për konseguencat e tij. Këtu është krijuar një traditë që polici mund të rrihet, bëhet objekt anekdodash”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Eri25/05/2020 07:41

Na qenka ndryshe trajtimi i policeve femra dhe atyre meshkuj? C'eshte kjo gjuhe adoleshenti te lenduar nga nje minister... Do i kerkoja falje qe e rrahem, po nuk e bej. Tragji-komedia shqiptare nder vite.

Merita23/05/2020 08:12

Kundershtimi i punonjesit te policise eshte veper penale. Prandaj edhe policet na shajne, fyejne e pse jo edhe na zhdepin ne dru se i mbroni me ligj edhe kur nuk kane te drejte. Police te lodhur nga nervat e histerike. Jo te gjithe ama, edhe kjo duhet theksuar

Landi23/05/2020 00:28

O po vazhdo, pushka top Po do te ta fusi gjatosh-palloshi sapo te marri permasa kjo pune Ushtar besnik i skizofrenit me kartele mjekesore

Shto koment

Denonco