Shembja e Teatrit, nisin dorëheqjet nga Këshilli Bashkiak

Shembja e Teatrit, nisin dorëheqjet nga Këshilli Bashkiak

22:18, 22/05/2020
A+ Aa A-

Përplasje të mëdha brenda Këshillit Bashkiak të Tiranës pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Burime kanë bërë të ditur për SYRI.net se të paktën, dy anëtar të Këshillit Bashkiak kanë dhënë dorëheqjen.

Anëtarja Genta Mezini, me anë të një emaili ka njoftuar kolegët e tij se ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli bashkiak dhe arsyet sipas saj, janë personale.

Mezini shprehet se nuk ka ndërmend ti bëjë publike arsyet e vetëlargimit nga Këshilli.

Image

Por një tjetër dorëheqje nga Këshilli Bashkiak ka bërë më shumë bujë, por është mbajtur i fshehtë.

Ervin Mete, kryetar i G99, parti e formuar nga Erion Veliaj dhe ish-zv/ministër në qeverinë e Ramës, ka dhënë dorëheqjen nga këshilli bashkiak.

Dorëheqja e tij është pranuar në mbledhjen e këshillit bashkiak të datës 18 maj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

D.T.23/05/2020 14:25

Një gjë nuk kuptova te ky këshilltar. Dorëheqja nuk i paraqitet kryetarit të bashkisë, por kryetarit të Këshillit Bashkiak. Nuk është nëpunës bashkie ky zotëria që i paraqet dorëheqjen kryetarit të bashkisë; është këshilltar - anëtar i këshillit bashkiak - dhe në bazë të ligjit për vetëqeverisjen vendore dorëheqja e anëtarit të këshillit bashkiak i paraqitet këtij të fundit. As ligjin nuk njohin këta dordoleca.

EC22/05/2020 23:17

E kanë trashëguar që nga koha e shokut Enver këtë gjuhë këta, që thoshte në Konferencën e Paçes në Paris se populli shqiptar (pra, ai vetë) ka ardhur në konferencë për të kërkuar llogari dhe jo për të dhënë llogari. Këta japin llogari vetëm në gjirin e Partisë.

D22/05/2020 22:44

Po shkermoqen 99shat e SOROS koleres

Thelight22/05/2020 22:39

Pa piken e pergjegjesise dhe me nje gjuhe arrogante. Si nuk i jep llogari ti askujt - po je ne nje post publik qe ke pergjegjesi morale dhe ligjore per positen dhe mendimin qe ke dhene prandaj je zgjedhur ne ate keshill. Nuk ju kane zgjedhur per surrat te bukur, por keni pranuar me pergjegjesi se e beni ate detyre. Rilindje e shthurur. Doereheqja e tyre ka nje prapaskene te felliqur qe fsheh dicka. Pasi firmosen shembjen e teatrit tani japin doreheqjen qe mos te kene asnje pergjegjesi ligjore dhe ndjekje penale per ate qe kane bere. Shikojini mire keto doreheqje mos i trumbetoni si nje gje e mire. Te konsideroheshin te mira nese doreheqjen ta jepnin perpara shembjes. Behuni me largpames.

shqipe22/05/2020 22:29

Ti Genta Mezini duhet ti japesh llogari popullit se je paguar me taksat e popullit dhe mos fol hic si gangestere se nese ke hedhur firmen per prishjen e teatrit duhet te shkosh para drejtesise. ok?. gjithashtu duhet me te ndjek veprimtarin tende si person sepse ne pune te shtetit ska mafjozlleqe personale , aty je ne sherbim te popullit nuk ke qen ne pune private prandaj shpejt aty dhe jep arsyen e sakte pse po e le detyren. duket se e ke len me se shumti nga frika prej firmes se shitur qe ke hedhur dhe per kete do mbash pergjegjesi.OK? shpresoj qe drejtesia ndaj te shiturve dhe te kapurve te vihet ne vend jo vetem per ty por edhe per kryetarin zotin veliaj dhe zevedes kryetarin e bashkise dhe te gjith grupi i kapur i keshilltareve qe secili keni nga 5 , 6 pune te ndryshme ne te njejten kohe. ku doshkosh do vazhdosh punet e tjera qe i ke? Po per ato punet e tjera do na tregosh? Popull ndiqini njeres te tille jo me.

Shto koment

Denonco