VIDEO/ ‘O moj ti syla, o moj lariskë….e e e e e! Aksion i paparë i Policisë kundër drogës

VIDEO/ ‘O moj ti syla, o moj lariskë….e e e e e! Aksion i paparë i Policisë kundër drogës

12:46, 21/05/2020
A+ Aa A-

Çdo ditë që kalon, tregon Policinë e vërtetë të Shtetit, e jo atë që propagandon Edi Rama. Pas dhunës ndaj një adoleshenti 15 vjeç, dhunës ndaj artistëve, shoqërisë civile dhe qytetarëve që kundërshtuan shembjen e Teatrit Kombëtar, sot janë bërë publike pamje qesharake të uniformave blu.

Në një video të bërë publike në rrjetet sociale, duken policë të dehur gjatë një aksioni anti-kanabis në Gramsh. "O moj ti syla... o moj lariskë…O po kam lidh shenjën e dashurisë!!! E e e e e e e...' dëgjohen tek këndojnë policët në valle.

Pamjet qesharake të burrave me uniformë, që tundin shishet e rakisë, vijnë nga Gramshi dhe janë publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Fb me shënimin tallës: “Aksion i fuqishëm i narkopolicisë kundra drogës në Gramsh!”

A i bëjnë këto skena qesharake, karshillëk dhimbjes së një masë të madhe të popullit, që përjetoi me lot në sy një akt makabër si ai i rrënimit të Teatrit?!

A i bëjnë ato sfidë, njerëzve të lodhur nga mbyllja e të stresuar nga varfëria, tek shohin Policinë e Shtetit si në një karnaval?! Pamjet flasin më mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Landi23/05/2020 15:11

Dashuri burrash Edhe ne kohe covid

Gazi21/05/2020 20:13

Me lot... per te qeshur e per te qare!! Nuk eshte dicka e re, jane bere ne kohen e "qoft largut..." dhe vazhdojne te behen akoma...

O Zot21/05/2020 17:33

Koncert i grupit artistik te ansamblit karakteristik. E celim te hapur programin. Dore per dore. Skec. Kendon grupi I valleve

Nebil21/05/2020 14:00

Policet si fytyra e Ministrit te Brendshem Lleshaj, ne operacion shterues te rakise!

Shto koment

Denonco