‘Rama u përfshi’/ Skandali i mashtrimit nga partneri i Air Albania, reagon biznesmeni turk

‘Rama u përfshi’/ Skandali i mashtrimit nga partneri i Air Albania, reagon biznesmeni turk

12:43, 21/05/2020
A+ Aa A-

Mediat turke vazhdojnë të raportojnë për një skandal mashtrimi. Sipas tyre, biznesmeni i famshëm, Adnan Polat është mashtruar nga biznesmeni shqiptar, Sinan idrizi, partner i Air Albania.

Mediat turke shkruajnë se Polat ishte në Shqipëri për biznes, kur u takua me partnerin e Air Albania, Sinan Idrizi. Ky i fundit i tha se është një kompani, e quajtur Global Fluids International që po ecën mirë në Shqipëri dhe se mund ta ndihmonte për ta blerë kompaninë.

Biznesmeni shqiptar i mori 3.5 mln dollarë si depozitë. Pikërisht kjo shumë i është zhdukur biznesmenit turk, ndaj ai ka vendosur të ngrejë padi.

Pas raportimeve në media, biznesmeni ka dalë me një deklaratë, raporton e përditshmja e madhe, Milliyet. Në deklaratë thuhet se në këtë histori ka qenë i përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.

DEKLARATA

“Në bazë të lajmeve të pasqyruara sot në shtyp, ka qenë e detyrueshme të bëj një deklaratë për të informuar publikun. Siç dihet, si biznesmen, unë po investoj në shumë sektorë si në Turqi, ashtu edhe jashtë saj.

Ngjarja, objekt i lajmit, siç përmendet më lart merr jetë gjatë realizimit të një investimi që mendoj se do të ishte i dobishëm për vendin tim.

Me personin e quajtur Sinan ?drizi u ndërmorën negociata për blerjen e kompanisë GFI Albania SH.P.K. U ndërmorën hapa edhe me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi RAMA, dhe si rezultat, ndodhi ngjarja e përmendur.

Megjithëse të gjitha detyrimet kontraktuale ishin përmbushur nga unë, personi i quajtur Sinan ?drizi nuk përmbushi asnjë prej këtyre detyrimeve.

Deri më sot, me durim, kam pritur që aleatët tanë të zgjidhnin çështjen, për të mos dëmtuar miqësinë Shqipëri-Turqi. Sidoqoftë, përballë kësaj situate që hasa për herë të parë në tërë jetën time të biznesit, vendosa ta dërgoj çështjen në Gjykatën e Lartë Turke.

Doja ta ndaja këtë me publikun, me të gjithë transparencën dhe sinqeritetin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco