Berisha: Vrasjet në Durrës e Shkodër, narkopolicia bën sikur po kap kriminelë në Shëngjergj!

Berisha: Vrasjet në Durrës e Shkodër, narkopolicia bën sikur po kap kriminelë në Shëngjergj!

09:35, 01/05/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar me ashpërsi një akt vandal të Policisë së Shtetit në Shëngjergj të Tiranës: kontrollin e një banese pa asnjë dokument dhe pa praninë e të zotërve të saj. Qëndrimin e tij Berisha e ka mbajtur pas denoncimit të një qytetari dhe i ka publikuar fotografitë dëshmi dërguar nga ky i fundit.

"Akt vandal antikushtetues i narkopolicisë! - shkruan Berisha.- Narkopolicia i kontrollon shtëpinë pa asnjë dokument dhe asnjë person në shtëpi. Vrasjet ndodhin në seri në Durrës, Lezhë, Shkodër,Vlorë ata bëjnë sikur po kapin kriminelë në Shëngjergj! Dënoj këtë veprim banditesk të narkopolicisë! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital."

Përshëndetje. Jam një banor i fshatit Shëngjergj, Tiranë. Desha të bëj një denoncim te ti se nuk kam ku të përplasem vend tjetër.

Sot nga ora 11 e drekës kanë ardhur 20 policë të Edvin Kristaq Ramës pa asnjë lloj letre dhe ma kanë kthyer shtëpinë përmbys ndërkohë që nuk ka pasur asnjë në shtëpi se kam qënë në spital me fëmijë për kontroll po të dërgoj dhe fotot.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco