VIDEO/ Grida Duma: Nevoja për ushqim, ilaçe dhe mbijetesë, nuk mund të mbyten nga propaganda

VIDEO/ Grida Duma: Nevoja për ushqim, ilaçe dhe mbijetesë, nuk mund të mbyten nga propaganda

20:26, 01/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Rama vazhdon të mashtrojë pensionistët, për të cilët thotë se mendon çdo orë, por në fakt i ka lënë në mëshirë të fatit.

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, duke postuar një video se si Rama gënjen pensionistët shkruan se: 'Nevoja për ushqim, ilaçe dhe mbijetesë, nuk mund të mbyten nga propaganda.' 

'Shqipëria që duhet, është vendi i njerëzve që karantinohen për të jetuar, jo për t’u sëmurur. 
Shqipëria  bëhet  kur e vërteta të takohet me guxim pa mllef dhe duf. 
Shqipëria që duhet, kujdeset për qytetaret e saj pa shfryrje inatesh mbi qytetarët e vet por me kujdesin e detyruar e përgjegjshmëri. 

Shqipëria që duhet ka gra si kjo, që megjithëse në hall, nuk shfryjnë, nuk shajnë, nuk mallkojnë por na tregojnë; tregojnë me sa munden pamundësinë e tyre!  
 Nevoja për ushqim, ilaçe, e mbijetesë, nuk mund të mbyten nga propaganda. 

Shqipëria që duhet, bëhet duke marrë përgjegjësitë për të rishpërndarë paratë e shqiptarëve tek nevojtarët jo tek klientet miliarderë! 
Shqipëria që duhet është Shqipëria ku paratë e përbashkëta shkojnë tek ata që kanë nevojë sot më shumë se kurrë. '

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco