Vasili: Pengimi i testimit të COVID-19 nga laboratorët e tjerë, i paligjshëm

Vasili: Pengimi i testimit të COVID-19 nga laboratorët e tjerë, i paligjshëm

18:02, 01/04/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e ka cilësuar si të paligjshëm pengimin që qeveria i bën testimeve të koronavirusit nga laboratorë të tjetër, ndërkohë që testimi i gjerë i popullatës është kërkuar nga OBSH.

Testimi i gjerë i popullatës për coronavirusin është kërkuar publikisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që ka theksuar si strategjinë më efikase: "Testim, Testim,Testim."

Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar situatën dhe për të penguar përhapjen.
është fakt, që shteti në Shqipëri realizon një numër shumë shumë të kufizuar testimesh, i cili është shumë shumë larg nevojave për testim të gjerë.

Ndërkohë shteti në vend të promovojë e stimulojë me të gjithëforcën dhe mundësitë e tij edhe laboratorë të tjera për ta bërë testimin, përkundrazi jo vetëm i pengon por edhe i kërcënon ato.
Çdo laborator publik ose privat, që plotëson kushtet duhet të lejohet të kryeje testimin.

Kete e lejon fare qarte "LIGJI Nr. 15/2016
"PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE".
Ligji lejon diagnostikimin per semundjet infektive nga te gjitha strukturat ku

Neni 9 pika 3 sakteson:
"3. Identifikimin e shkaktarëve të sëmundjeve infektive, me qëllim përcaktimin e
diagnozës, e kryejnë institucionet shëndetësore publike e jopublike të licencuara, sipas
legjislacionit në fuqi për licencimin".
Per cdo rast te konstatuar pozitiv percaktohet ne ligj detyrimi per ti raportuar ne Sherbimin Kombetar te Inteligjences Epidemike qe hetojne rastin ose vatren eventuale.
Ja ç'thote Neni 5:

"Njoftimi dhe raportimi i sëmundjeve infektive
1. Sëmundjet infektive janë objekt i raportimit periodik dhe të detyrueshëm. Ministri
përgjegjës për shëndetësinë miraton, me urdhër, listën e sëmundjeve infektive dhe udhëzuesit
përkatës për raportimin në mënyrë të detyrueshme nga institucioni publik apo jopublik
shëndetësor në organet përkatëse.

2. Çdo institucion publik apo jopublik raporton tek organet përkatëse, të përcaktuara nga
ministri përgjegjës për shëndetësinë për:
a) çdo infeksion, i cili, sipas tij, paraqet apo mund të paraqesë dëm të rëndësishëm."
Per keto arsye pengimi i testimit te coronavirusit edhe nga laboratore te tjera eshte pa asnje diskutim nje veprim i qellimshem per te mbuluar realitetin dhe pa asnje baze ligjore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco