Kriza me COVID-19/ Basha: Ja tri prioritetet tona

Kriza me COVID-19/ Basha: Ja tri prioritetet tona

22:12, 31/03/2020
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së tij për RTSH, kryetari i PD, Lulzim Basha është shprehur se paketa e ndihmës së qeverisë për COVID-19 është 3 herë më e vogël nga sa duhej. 

Sipas kryedemokratit, partia që ai drejton ka tre prioritete të qarta për të dalë me sa më pak dëme nga kjo situatë.


Pyetje: Z.Basha, kjo krizë ka pllakosur 180 vende në mbarë globin dhe ju iu referuat së paku tre herë modelit të Kosovës. Ju personalisht dhe ekipi i ekspertëve tuaj cilit model tjetër i afrohet për nga mënyra e reagimit buxhetor por edhe mënyra e komunikimit që iu bën më shumë pershtypje në këtë krizë?

Lulzim Basha: Ne kemi tre prioritete të qarta: Prioriteti i parë është  shendetësia me dy komponentë; pajisjen e gjithë stafit shendetësor, mjekëve dhe gjithë të tjerëve me veglat, me instrumentat, nëse doni, me armët për t’u përballur me këte të keqe për te na mbrojtur gjithë ne të tjerëve. Dhe së dyti pajisjen e sistemit shëndetësor me financa të mjaftueshme për të përballur dy elemente; testimin që i paraprin dhe që mundëson ndërprerjen e zinxhirit te infektimit kur i gjejmë ata që janë infektuar dhe kurimin. Pra, mjaftueshëm pajisje respiratore, trajnim për stafin mjekësor, hapjen e pavijoneve apo hapsirave të mjaftueshme për trajtimin e të infektuarve. Ky është prioriteti i parë dhe për këtë hapi i hedhur me 25 milionë euro shtesë është i pamjaftueshëm. Shikoni 25 milionë euro për gjithë këtë dhe 22 milionë euro për betonin. Këtu ka diccka që nuk shkon. Kjo eshtë e para.

E dyta, paketa ndihmës për ata qe nuk kane para, për të blerë gjërat e nevojshme për ditën, minimalisht 3 herë më e vogël sesa nevojitet. 
Me statistikat zyrtare të shtetit shqiptar nevojitet 3 herë më shume për t’u ardhur në ndihmë këtyre familjeve. Nuk mund te lejojmë te kemi njerëz qe nuk blejnë dot bukën, qe pijnë ujë me sheqer, sicc pamë disa dëshmi tronditese nga Vlora ku kryeministri është edhe deputet. Nuk mund te lejojmë të tallemi apo te përqeshëm apo të vëmë në dyshim këtë mjerim. Ishte edhe para krizës me statistikat e Bankës Botërore 1 në 10 shqiptarë ushqej një herë në ditë para krizës. 290 mijë, afro 300 mijë shqiptarë një herë në dite mund te hanin. Imagjinoni si është situata tani me mbylljen e bizneseve, me mungesën e parave, të pagave, te vetëpunësurve dhe te tjerëve. 

Dhe e treta, nuk mund te lejojmë falimentimin as biznesit të madh, gjë që do te shkatërrojë dhjetëra, qindra, mijëra vende pune. Ta fusë në një kolaps afatgjatë. Prandaj këto jane tre prioritete te qarta për te cilat nuk ka nevojë as te përtypemi, ka nevojë vëtem të jemi te vendosur qe paratë e shqiptarëve te shkojnë në këto tre drejtime dhe në asnjë drejtim tjetër. Ky është modeli i propozuar prej datës 11 Mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Andrea01/04/2020 07:47

Nese do ti permbledhim 3 prioritetet dalim ne nje konkluzion te vetem qe quhet: cap-carap

Shto koment

Denonco