Papërgjegjshmëri dhe arrogancë/ Saliani: Në vend të llogaridhënies, Rama u kërkon llogari qytetarëve

Papërgjegjshmëri dhe arrogancë/ Saliani: Në vend të llogaridhënies, Rama u kërkon llogari qytetarëve

21:28, 30/03/2020
A+ Aa A-

Qeveria duhet të merrte përgjegjësinë dhe t'iu jepte llogari qytetarëve për keqpërdorimin e parave këto 7 vjet qeverisjeje.

I këtij mendimi është ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili përmes një reagimi në Facebook kërkon marrjen e masave për ti ardhur në ndihmë familjeve dhe sipërmarrjeve që po luftojnë me mbijetesën.

"Qeveria duhet të merrte përgjegjësitë dhe t’iu jepte llogari qytetarëve se sa keq i ka shpërdoruar paratë e tyre këto 7 vjet dhe sot të merrte masa për të ndihmuar familjarë dhe sipërmarrje të cilët përveç pamundësisë për të mbyllur muajin kanë dhe ankthin e mbijeteses në të ardhmen! Në vënd të llogaridhënies Edi Rama i kërkon llogari qytetarëve që ankohen, se ku i gjejnë paratë për t’i shkruar në internet. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës!

Edi Rama duhet të japë llogari për 3.4 miliard euro koncesioneve e PPP që ka ndarë me oligarkët dhe miliardat e eurove që ka shpërdoruar sipas KLSH këto 7 vite, pastaj të pyesë qytetarët për 10 eurot e ofertës së internetit", shkruan ish deputeti Salianji në reagimin e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco