Ambasada: Për qytetarët amerikanë, mundësi të tjera fluturimi

Ambasada: Për qytetarët amerikanë, mundësi të tjera fluturimi

09:09, 28/03/2020
A+ Aa A-

Ambasada amerikane në Tiranë dha një njoftim me rëndësi për qytetarët e saj, që kërkojnë të largohen nga vendi ynë në kushtet e epidemisë së koronavirusit.

Në njoftim thuhet:

"Të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria.

Nëse jeni qytetarë amerikanë dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë ACSTirana@state.gov me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pashaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri.

Për informacion të mëtejshëm, klikoni këtu: https://bit.ly/2Upn52A".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco