Rama: S’ka leje për pensionistët, nëse dalin nga shtëpia penalizohen

Rama: S’ka leje për pensionistët, nëse dalin nga shtëpia penalizohen

16:32, 27/03/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, përmes një tjetër komunikimi për qytetarët, ka sqaruar se do të hyjmë në një fazë tjetër të masave parandaluese për Koronavirusin.

Përveç se shpjegoi se, nga e hëna vetëm një anëtar i familjes do të jetë i autorizuar për të bërë pazar, ai dha edhe një paralajmërim për pensionistët.

Rama ka shpjeguar se asnjë pensionisti nuk do ti ofrohet kjo mundësi për të dalë në rrugë.

Sipas tij të gjithë pensionistëve të vetmuar do të jenë strukturat e grupeve në terren që do tu kryejnë blerjet e nevojshme në mënyrë që ata të shmangin të gjitha daljet në terren. Kujtojmë se mosha me e prekur nga COViID-19 është mosha e tretë pasi sistemi imunitar i tyre është i dobët.

“Pensionistëve nuk do tu jepet leje. Pra pensionistët Nuk mund të aplikojnë do të dhe përgjigja do të jetë negative. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata të vetmuarit dhe që nuk i kanë fëmijët në të njëjtën njësi administrative do të kujdesemi ne siç po kujdesemi pa pushim me ekipet në terren t’ju bëjnë pazaret dhe t’ju çojnë ilaçet. Nuk do të dalin më pensionistët në rrugë. Ata që do të dalin do të penalizohen. Është vetëm një anëtar familje për Pazar. Anëtari që shkon në punë ka autorizimin që disponon tani. Nuk mund të kërkojnë leje më shumë se dy anëtar. Ata që shkojnë në punë të ndalojnë të bëjnë pazarin kur kanë mundësi. Duhet të kenë në telefon lejen që kanë marrë në mënyrë që policia ta konsideroj si në zbatim të ligjit.", u shpreh kryeministri Rama.

“Leje daljet për Pazar. Për të blerë ushqime dhe ilace ose për të marrë ndonjë shërbim tjetër. Do të jepen vetëm për një person në familje për mes aplikacionit online që do të hynin në “e Albania”. Leja është automatike nëse bëhet në “e Albania”. Në rast se nuk e keni do të kërkohet me sms dhe do të merret pas 24 orësh. Në qendrat urbane, Tiranë dhe në të tjerat do të jetë e vetmja mënyrë pa marrë gjobë. Dhe pa humbur makinën. Kush ecën në këmbë jashtë orarit dhe pa leje brenda orarit gjobitet dhe i konfiskohet makina. Këtu përjashtohet ata që shkojnë në punë dhe kanë autorizim. Kjo është për Pazar dhe jo leje për në punë", shpjegoi më tej ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tl27/03/2020 18:49

Nqs ju dhimka kaq shume jeta jone pse nuk i anullon ppp e koncensionet ky psikopat qe kujton se do rri ne pushtet derisa te vdese,qe e marrte korona sa me pare!

Shto koment

Denonco