EMRAT/ Bashkë me Çilin në pranga dhe burri i kandidates për deputete të PS-së Ne foto: Matilda Cela, burri i se ciles u arrestua sot

EMRAT/ Bashkë me Çilin në pranga dhe burri i kandidates për deputete të PS-së

12:31, 28/02/2020
A+ Aa A-

Dalin detaje të reja në lidhje me arrestimin e botuesit Henri Çili dhe disa personave të tjerë.

Burime nga policia kanë zbardhur emrat e personave të arrestuar.

Në pranga është vënë edhe Ervin Çela, bashkëshorti Matilda Çelës, kandidate për deputete e PS-së në zgjedhjet e kaluara.

Burimet policore kanë bërë të ditur se, hetimet kanë nisur për falsifikim të kartëmonedhave nga seksioni e krimit ekonomik në Policinë e Gjirokastrës.

Gjatë këtij hetimi është kapur dhe një sasi narkotike prej 60 kilogramësh kanabis sativa. Aksioni është bërë para dy muajsh në Lezhë ku në pranga është vënë edhe një polic.

Sot është arrestuar në Tepelenë, Ervin Çela, burri i Matilda Çelës, kandidate për deputete nga PS në zgjedhjet 2017.

Disa nga te arrestuarit jane: Roland Mici, Sidi Rama, Antonia Hasa dhe Armando Hajdinaj.

Këta person janë vënë në pranga pasi u kanë dalë gjurmët e gishtave në sasinë e drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco