Edvini Hajduti dhe ndrikulla Hajnia me qëndrimet e tyre po bëjnë çmos të fusin koronavirusin në Shqipëri!

Edvini Hajduti dhe ndrikulla Hajnia me qëndrimet e tyre po bëjnë çmos të fusin koronavirusin në Shqipëri!

13:33, 25/02/2020
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Miq, Italia ka në një zonë të kufizuar të saj të përhapur infeksionin e koronavirusit. Qeveria Italiane shpalli dje masa rigoroze ndër të cilat kufizimin edhe të detyruar të lëvizjes, daljes së qytetarëve të vetë nga zonat e infektuara për të shmangur përhapjen e koronavirusit në zona tjera të Italisë.

Madje Kryeministri Conte nuk u mjaftua me thirrjen drejtuar qytetarëve të këtyre zonave por autorizoi policinë dhe u shpreh se në rast nevoje mund të përdori edhe ushtrinë për zbatimin e këtij rregulli.

Kurse Edvin Fatkeqësia dhe ndrikull Hajnia në vend që të ndjekin praktikën e qëndrimit të shpallur nga qeveria italiane për banorët e këtyre zonave dhe tju bëjnë thirrje atyre shqiptare apo italiane qofshin ata, që të mos vijnë dhe të mos lejojë që ata të hynë në Shqipëri, deklarojnë pa asnjë pikë përgjegjësie se nuk do kufizojmë levizjet me Italinë.
Sigurisht levizjet me Italinë në tërësi nuk duhen ndërprerë por të mos kufizosh levizjet me zonën e infektuar të Italisë siç bëri dje qeveria italiane, do të thotë se për qëllime politike kriminale je i interesuar të sjellësh sa më parë koronavirusin në Shqipëri.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëllim kriminal të Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisë, të cilët refuzojnë me ndërgjegje të kufizojnë dhe mos lejojnë hyrjen në Shqipëri të banorëve nga zonat e infektuara. sb

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco