Qeveria do ta vrasë dhe virusin me propagandë

Qeveria do ta vrasë dhe virusin me propagandë

16:53, 23/02/2020
A+ Aa A-

Duket se qeveria ka ngritur një grup të gatshëm mjekësh që më shumë sesa të përpiqen për ‘mbrojtjen” nga koronavirusi, po tentojë t'i japin përgjigje kolegëve të tyre që kanë ngritur shqetësimet e para.

Kështu pasi Edvin Prifti, Shef i Kardiokirurgjisë në QSUT paralajmeroi një mungesë alarmante paisjesh dhe masash ndaj rrezikut që na kanoset, u përgjigj menjëherë shefja e shërbimit infektiv në QSUT, Najada Çomo. “Gjykoj që ne si shërbim infektiv kemi dhomat e izolimit, pavione me oksigjen dhe njësi terapie intensive me standarde bashkëkohore. Personel të trajnuar dhe masa të marra edhe për pacientët me sëmundje të tjera infektive”, reagoi shefja e shërbimit infektiv.

Ndonëse reagimi i Çomos bëri përshtypje se në raste të tilla emergjente detyra e mjekëve është të ushtrojnë sa më shumë presion ndaj pushtetmbajtësve për të bërë maksimumin, në vend që t'i bëjnë furçe atyre, ai duhet parë në vijësjelljen që ka adoptuar qeveria për përballjen me këtë rrezik shëndetësor: “Mos përhapi panik dhe të tregojë se gjendja është në kontroll”.

Por këtë lloj politikbërjeje që do ta vrasë virusin me propogandë e ka denoncuar një tjetër mjek, Petrit Vargu.

“Çuditërisht gjithë ata që kanë marrë ofiqe, shefa shërbimi e më lart, sheqerosin situatën duke arritur deri aty sa të thonë që e bëjnë analizën për koronavirus në kohë rekord. Po kontroll-analiza në Berlin a hyn në rekordin tuaj? Pse i çoni në Berlin kur jeni kaq të saktë, apo për të harxhuar paratë e popullit” ka shkruar ai.

Kjo tendencë për të demonstruar se masat janë marrë u pa edhe në lajmet e televizioneve të mëdha përgjatë fundjavës, që të gjitha jepni lajme se situata është nën kontroll. Dikush raportonte se në Rinas është ngritur dhoma e karantinës, dikush tjetër se një spital i tërë karantine për të infektuarit e mundshëm është tashmë gati. Por askush nuk i tregonte se ku gjendeshin ato duke thënë se përbënin një sekret shtetëror.

Deri më tani në përballjen me koronavirusin bota ka njohur dy shembuj: Atë të vendeve diktatoriale si Kina që për hir të krenarisë kombëtare varrosnin transparencën duke bërë thirrje për mospërhapje paniku dhe për qetësi, dhe atë të vendeve demokratike që luajnë hapur madje që tregojnë, siç bënë dje TV italiane (ndryshe nga zyrtarët shqiptarë edhe se ku gjenden qendrat e karantinës. Eksperienca ka treguar se strategjia e regjimeve shkaktoi shumë më tepër viktima sesa ajo e demokracive.

Rreziku qëndron se në momentin kur koronavirusin e kemi në prag, pra në Itali, shteti shqiptar po tregon shenjat e para të konspiracionit duke menduar se virusi luftohet më mirë duke e bërë pjesë të sekretit shtetëror.

Kjo lloj strategjie mund ta shumëfishojë panikun dhe mosbesimin e njerëzve duke shtuar edhe më thirrjet e personave publikë që tashmë kanë nisur për mbylljen e kufinjve.

Këngëtarja Anxhela Peristeri në një status në rrjetet sociale, shkruajti se shqiptarëve po u rrezikohet jeta dhe se duhet të bëhen të ndërgjegjshëm që me këto gjëra nuk bëhen lojëra: “Mbyllni kufijtë sa jemi nknëohë. Mbyllni kufijte para se të jetë vonë. Kontakti ynë me shtetin italian është i jashtëzakonshëm, i shpeshtë me shumë fluturime në ditë. Nuk jemi vend aq i fuqishëm sa te përballojmë diçka të tillë. As mos e ëndërroni se do ia dalim paq po erdhi në Shqipëri. Ju lutem, ngrini zërin sepse do rriskojmë aq shumë sa nuk ua merr mendja. Nuk ka maska as mjete mbrojtëse tek ne. Një herë në jetë bëhuni të vetëdijshëm që nuk luhet me jetën. Mediat duhet të përhapin alarmin dhe shteti ynë duhet të mbyllë kufijtë”.

Për të mos mbërritur këtu, qeverisja duhet të heqë dorë nga propaganda, ndërsa njerëzit duhet të dëgjojnë më shumë sesa mjekët servilë, ata që u bien borive të alarmit. /Lapsi.al

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t23/02/2020 17:17

Ashtusiç fatkeqesia e termetit i erdhi per mbare kryplehres sone,ashtu po i vjen edhe koronavirusi:sa me shume te ikin nga shqiperia,sa me shume te vdesin,por do zoti dhe ja jep atij te parit virusin

elo23/02/2020 17:09

Mos kini merak, akoma edhe disa dite. Diku aty nga data 26 &27 Shkurt. Do shpallet gjendje emergjente. Dhe do i thuhet popullit te shmangin udhetimet, tubimet, .. Kështu në 2 Mars, në shesh ILIRI do ngelet vetëm..

Shto koment

Denonco