Momentet e fundit të jetës, kur kryebashkiaku i Rrogozhinës largohet nga stadiumi

Momentet e fundit të jetës, kur kryebashkiaku i Rrogozhinës largohet nga stadiumi

17:29, 22/02/2020

BalkanWeb ka siguruar foto nga momentet e fundit të jetës së Haxhi Memollës, kryebashkiaku i Rrogozhinës i cili humbi jetën sot prej një infarkti në zemër.

Në foto duket se Haxhi Memolla, njëkohësisht dhe President i i klubit të Egnatias së Rrogozhinës po linte stadiumin dhe tribunën kryesore për të shkuar në kafe, aty ku dhe do të pësonte infarktin.

Image

51-vjeçari do të konsumonte një kafe duke përfituar nga pushimi 15 minutësh i ndeshjes Korabi i Peshkopisë- Egnatia e Rrogozhinës dhe do të rikthehej sërish në stadium por nuk ndodhi.

Memolla u zgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës më 30 qershor të vitit të kaluar dhe madje paraardhësi i tij ja Beqir Nuredini i PDIU ja la postin me mirëseardhje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco