Urdhëroi nxënësit të futeshin në shkollën e shkatërruar, drejtoresha e ‘Sami Frashërit’ rilind drejtoreshë në një shkollë tjetër

Urdhëroi nxënësit të futeshin në shkollën e shkatërruar, drejtoresha e ‘Sami Frashërit’ rilind drejtoreshë në një shkollë tjetër

17:11, 17/02/2020
A+ Aa A-

Teuta Dobi u shkarkua dy muaj më parë nga detyra si drejtoreshë e shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, pasi ndryshe nga urdhëri i lëshuar nga Ministria e Arsimit, detyroi nxënësit të futeshin në godinën e shkollës, që rrezikonte të shembej. Sot Dobi edhe pse u shkarkua për papërgjegjshmëri nga detyra, është emëruar vetëm pas disa muajsh si drejtoreshë në shkollën ‘Hasan Prishtina’.

Denoncimi është bërë publik nga ish-deputetja. Albana Vokshi, e cila  shkruan se Teuta Dobi u shpërblye për angazhimin e saj politik, teksa i shantazhonte gjimnazistët të mos bëheshin pjesë e protestave të studentëve për kushtet, cilësinë e mesimdhënies dhe tarifat e studimeve.

‘Emërimet #skandaloze të drejtuesve në shkolla.

Teuta Dobi ish Drejtoresha e Shkolles së Mesme “Sami Frashëri” rilind si Drejtoreshë në “Hasan Prishtina”.

E shkarkuar dy muaj më parë për papërgjegjshmëri në ushtrimin e detyrës, Teuta Dobit i fshihet në ministri skandali i post tërmetit të 26 nëntorit, ku detyroi nxënës e mësues të futen në godinën e shkollës që rrezikonte të shembej.

Teuta Dobi u shpërblye nga ministrja e Arsimit, pasi ajo me zë e figurë u denoncua nga nxënësit e “Sami Frashërit” teksa i shantazhonte të mos bëheshin pjesë e protestave të studentëve për kushtet, cilësinë e mesimdhënies dhe tarifat e studimeve.

Ministrja e Arsimit e riemëroi drejtoreshë në shkelje të hapur të rekomandimit të Avokatit të Popullit, pas hetimit të këtij rasti për shkelje të legjislacionit në fuqi dhe rregulloreve institucionale që burojnë prej tij.

Teuta Dobi, porsi nje “Komisare Drite e Partisë” riemërohet drejtoreshë e “Hasan Prishtinës” për kontribut politik të lartë!

Ky emërim #Skandaloz, dëshmon edhe një herë që me Edi #Ramën, Besa #Shahinin dhe drejtuesit militantë në arsim, shkollat nuk do të jenë më institucione arsimore, por filiale të PS-së.’

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz17/02/2020 17:21

Organizata terroriste me emertimin Ridhjerja, nuk mund ta leje jashte rradheve te saj nje kamikaze si kjo.

Shto koment

Denonco