Meta: Dvorani abuzoi me detyrën, po i ruan vetes vendin e fundit në Gjykatën Kushtetuese

Meta: Dvorani abuzoi me detyrën, po i ruan vetes vendin e fundit në Gjykatën Kushtetuese

11:44, 17/02/2020

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, në lidhje me situatën në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Ardian Dvoranit, të cilin e ka akuzuar se ka mashtruar ndërkombëtarët, me qëllim për ti rrëmbyer presidentit emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Presidentit Meta, Dvorani po kërkon që ti ruajë vetes së ti, vendin e fundit në Gjykatën Kushtetuese.

Pjesë nga deklarata e presidentit Ilir Meta:

Mirë se erdhët në kështjellën e mbrojtjes së Kushtetutës dhe demokracisë.

Deklaratë që vërtetojnë veprimtarinë kriminale të të kallëzuarit Ardian Dvorani.

Sot dua të njoftoj për veprimtarinë e re kriminale të Dvoranit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Prej dot do të depozitoj një shtesë, sepse atij i duhet ti ndalohet menjëherë veprimtaria  kriminale e nxitur nga presioni politikë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Atij duhet ti ndalohet menjëherë veprimtaria e organizuar kriminale për plotësimin e vendeve vakante me qëllim që vendin e fundit t’ia ruajë vetes.

Pa zhvilluar asnjë mbledhje të Këshillit të emërimeve në drejtësi, pa pasur kompetencën ligjore, konstaton sikur të jetë vetë President, zgjedhjen e një anëtari të gjykatës kushtetuese.

Duke mashtruar opinionin ndërkombëtar, ai ka mashtruar me qëllimin që ti rrëmbenin presidentit emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Dvorani duhet ti përgjigjet SPAK-ut pse nuk e thirri Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të shqyrtonte shkresën e Presidentit?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco