Kryediplomati turk falenderon Shqipërinë për luftën kundër armiqve të Erdogan: Por duhet më shumë...

Kryediplomati turk falenderon Shqipërinë për luftën kundër armiqve të Erdogan: Por duhet më shumë...

12:19, 12/02/2020
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavu?o?lu, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, nuk ka folur vetëm për ndihmën që vendi i tij po ofron për rikuperimin e pasojave të tërmetit.

Gjatë konferencës për shtyp me Ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ai menjëherë pas premtimit se Turqia do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, e “nxori kokën” te meraku që kanë të gjithë zyrtarët e lartë turq, sa herë që vijnë në Tiranë; te armiqtë e presidentit Erdogan, gylenistët dhe e ashtuquajtura organizatë e tyre terroriste, FETO.

“FETO është një organizatë e kontrolluar nga shërbime sekrete të disa vendeve, dhe përbën kërcënim jo vetëm për Turqinë. Kemi kërkuar kthimin e anëtarëve të FETO-s. Nuk dëshirojmë që Shqipëria të jetë portë sigurie për FETO-n. Mendojmë se prania e FETO-s është një rrezik e kërcënim për sigurinë e të ardhmen e Shqipërisë”, deklaroi Çavu?o?lu.

Pas këtyre paralajmërimeve që i vijnë sigurisë së Shqipërisë nga FETO dhe gylenistët, ministri i Jashtëm turk, nuk harroi që të përgëzojë Shqipërinë (qeverinë më saktë) për aksionet e saj kundër anëtarëve të FETO, duke aluduar hapur për rastin e mësuesit Harun Çelik, i cili u rrëmbye nga burgu dhe u dërgua ‘pako’ në Turqi, pa iu dhënë e drejta e apelimit dhe azilit politik.

“Shqipëria ka hedhur disa hapa (kundër FETO), presim të vijojmë më tej”, deklaroi ai.

E gjitha kjo që po ndodh me gylenistët dhe anëtarët e organizatës FETO, si dhe mbyllja e shkollave turke të drejtuara nga kjo organizatë në Shqipëri, ka qenë vazhdimisht një kërkesë ‘ultimative’ e presidentit turk Erdogan, që pas grushtit të shtetit në vitin 2016.

Në nëntor 2016, ministria e Arsimit e Shqipërisë miratoi kërkesën e ambasadës turke për ndalimin e përdorimit të emërtimeve dhe simboleve turke, në institucionet arsimore jopublike në Shqipëri. Kërkesa e ambasadës kishte në shënjestër rrjetin e kolegjeve turke në Shqipëri, të cilat janë nën pronësinë e organizatës FETO, të cilët së fundmi gati të gjithë kanë ndryshuar pronësi. Në maj 2016, Kryeministri Rama deklaroi hapur, se njerëzit në Shqipëri, të cilët dyshohen si të lidhur me FETO-n po mbahen nën vëzhgim. Kurse në ditët e fundit të vitit të shkuar u lejua rrëmbimi i mësuesit Harun Çelik.

Por kulmi i “nënshtrimit” të Edi Ramës ndaj mikut të tij `sulltan i Turqisë’ ishte memoriali “i zi” në parkun e Liqenit të Tiranës, kushtuar dëshmorëve që ranë në mbrojtje të pushtetit të Erdogan në vitin 2016.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco