Skavica, dështon mbledhjen e këshillit/ Kërkesa nuk u mor parasysh nga të majtët

17:14, 08/05/2024
A+ Aa A-

Mbledhja e këshillit bashkiak në Dibër ka dështuar sërish, pasi këshilltarët e opozitës kanë kërkuar mbledhjen jashtë radhe për cështjen e Skavicës. 

Në mbledhjen e kësaj të mërkure këshilltarët e djathtë janë larguar me  argumentin se kërkesa e tyre për sakavicën nuk është marrë parasysh. 

Në nisje të mbledhjes, kryetarja e këshillit Irini Shehu dhe kryetari i Bashkisë z. Rahim Spahiu u munduan të arsyetojnë mungesën e informacionit për çështjen e Skavicës, por as kjo nuk i ka bindur këshilltarët

Anëtarët e opozitës kanë kërkuar një mbledhje për këtë çështje, por kryetarja e këshillit është justifikuar me mungesë informacioni. Kjo situatë më pas ka sjellë edhe largimin nga mbledhja të këshilltarëve të opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco