Bardhi: Qeveria teknike përpara zgjedhjeve e domosdoshme në bazë të raporteve të OSBE/ ODIHR

Bardhi: Qeveria teknike përpara zgjedhjeve e domosdoshme në bazë të raporteve të OSBE/ ODIHR

15:57, 08/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur pyetjes së gazetarit të SYRI-t, Ermal Rizai në lidhje me kërkesat e opozitës për qeverinë për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë, ku një prej tyre është edhe qeveria teknike.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Bardhi ka theksuar se ‘qeveria teknike përpara zgjedhjeve ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e PD-së sepse jo më opozita por raportet e OSBE/ODIHR flasin për keqpërdorim të burimeve shtetërore që kryehet nga qeveria, flasin për intimidim dhe presion të punonjësve të administratës publike dhe këtë e bën qeveria dhe flasin për përdorimin e fondeve publike për efekt të fushatës zgjedhore dhe favorizimin e partisë në pushtet’.

Rizai: Ju deklaroni se pengesë për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në rrugën europiane është keqqeverisja e zotit Rama. Duke parë këtë situatë dhe referuar deklaratave të zotit Rama dhe çfarë propozon ai, keni një propozim dhe a kërkoni një qeveri teknike edhe për të shkuar te këto reforma që çojnë Shqipërinë në BE?

Bardhi: Patjetër! Qeveria teknike përpara zgjedhjeve ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e PD-së sepse jo më opozita por raportet e OSBE/ODIHR flasin për keqpërdorim të burimeve shtetërore që kryehet nga qeveria, flasin për intimidim dhe presion të punonjësve të administratës publike dhe këtë e bën qeveria dhe flasin për përdorimin e fondeve publike për efekt të fushatës zgjedhore dhe favorizimin e partisë në pushtet. E gjithë kjo situatë krijon mungesë barazie mes palëve në zgjedhje dhe e vetmja formë për ti krijuar barazi palëve në një proce zgjedhor do të ishte një qeveri teknike jashtë kontrollit të palëve të përfshira në proces zgjedhor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco