Këlliçi publikon dokumente për rolin e Fezgajt: Veliaj kontrata të fshehta për djegësin

17:32, 08/05/2024
A+ Aa A-

Belind Kellici, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike ka publikuar detaje dhe fakte të reja për inceneratorin e Tiranës.

Në një deklaratë nga selia blu, Këllici deklaroi duke publikuar edhe dokumentin se Erion Veliaj, kryebashkiaku i kryeqytetit ka qene negociatori për të gjitha marrëdhëniet për inceneratorin e Tiranës. 

Këllici tregon me detaje kontratat e fshehta të Veliajt dhe mos pagesën e asnjë qindare nga inceneratori

Teksa deklaron se ka depozituar zyrtarisht në SPAK kallëzimin e radhës për  Erion Veliaj me një dosje prej 174 faqe duke nisur që nga Vendimi i Asamblesë së AMIA Verona në prill të vitit 2016 dhe deri te pagesa e Vladimir Fezga si person i autorizuar per negociata dhe me këtë shoqëri si dhe shpërblimi i këtij për të zhvilluar biznesin e riciklimit në Landfillin e Sharrës

Këllici i bën thirrje SPAK, që të regjistrojë menjëherë këtë kallëzim penal për pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, Erion Veliaj, i cili bashkë me shtabin e tij elektoral 5D, duhet të hetohen nën akuzën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në lojë të futet Ligji Antimafia për sekuestrimin e të gjitha aseteve të kësaj organizate kriminale.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco