Ftesa e Ramë/ Boçi: Hipokrizi!! Është në presion të trefishtë

17:14, 08/05/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ditën e sotme, komentoi thirrjen qeë Rama i bëri opozitës për reformat anti-korrupsion.

Unë mendoj që ka një lloj hipokrizie në një strandart të ri të Ramës duke u gjendur në një lloj presioni të trefishtë, nga protestat, nga ndërkombëtarët dhe nga situatat korruptive që eshtë evidentuar brenda qeverisjes tij, dhe tani kërkon që të hedhe atë pjesen e fajësisë së supozuar tek mungesa e vullnetit politik të opozitës, por kjo s’është e vërtetë.

Opozita jo thjeshtë me deklarata por dhe me veprimet e saj ka mbështetur çdo nismë qoftë ligfjore apo faktike në raport me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Madje, sot komisioni i integrimet drejtohet nga një përfaqësuesi PD dhe pjesëmarrja jonë në komisionin e integrimit ka qene  e plotë dhe kemi dhënë dakortësinë tonë.

Ai që ka penguar integrimin ka qenë pikërisht Rama, megjithëse ka hapur 5 herë atë shampanjëjn e hapjes së negociatave, por duhet t’ju referohemi dhe qëndrimeve të tij në raport me situatën kur ka qenë në opozitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco