Irena Gjoka fshehu sanksionimin nga shteti grek, Kaso: Irena Gjoka u përdor si kamikaze nga Rilindja

17:15, 08/05/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka publikuar sot vendimin e plotë të Gjykatës së Athinës që konfirmon dëbimin e Irena Gjoka-Maneku-Spata nga Greqia dhe sanksionimin e saj për të mos u futur me 10 vite, si rrezik për rendin dhe sigurinë.

Nga selia blu, Ivi Kaso ka kërkuar nga KLGJ që të pezullojë menjëherë gjyqtaren ndërsa shtoi se për Irena Gjokën duhet rishikim I procesit të vetingut. 

Sipas Kasos gjyqtarja Irena Gjoka me vendimet e saj antiligjore për privimin nga liria të liderit të opozitës Sali Berisha në kuadër të një dosje pa prova dhe pa akuzë janë dëshmi e faktit se ajo është përdorur si kamikaze për interesa politikë.Gjyqtarja Irena Gjoka veç fshehjes së faktit se i ishte privuar hyrja në Greqi dhe zonën shengen, në formularin e vetëdeklarimit nuk ka pasqyruar as shkarkimin nga detyra si gjyqtare  në vitin 1996 nga ish Presidenti i kohës Sali Berisha, që sot është objekt i gjykimit të saj në konflikt interesi.   

Kaso shtoi se në ditët në vijim do të depozitojnë në SPAK edhë një kallëzim pasi gjyqtarja ka konsumuar veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve zyrtare” duke fshehur dëbimin.

Pas publikimit ne mediat greke dhe ato shqiptare të vendimit zyrtar të gjykatave te vendit fqinj që e shpallnin shtetasen shqiptare Irena Gjoka ‘person non-grata’ në Greqi dhe zonën Shengen për ‘falsifikim të dokumenteve zyrtare’, Partia Demokratike ka kërkuar pezullimin nga detyra të gjyqtares së GJKKO.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco