Berisha: Balluku fsheh vdekjen e 18 vjeçarit. Krim i shëmtuar!

Berisha: Balluku fsheh vdekjen e 18 vjeçarit. Krim i shëmtuar!

16:45, 08/05/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare të Facebook ka dënuar me ashpërsi ndërhyrjen e ministres Balluku në fshehjen e aksidentit rrugor i cili si pasojë i mori jetën një 18-vjeçari.

Berisha ka bërë publik mesazhin e një qytetari i cili i shkruan se makina e ministrisë së infrastrukturës, tipit tuareg i cili drejtohej nga djali i këshilltarit të Ballukut, në shkelje të plotë drejtoi mjetin duke i shkaktuar vdekjen tragjike 18-vjeçarit.

Postimi i plotë:

Balluku fsheh vdekjen e 18 vjeçarit. Krim i shëmtuar!

Dënoj me ashpersinë më të madhe këtë ndërhyrje kriminale të Ballukut për të fshehur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.

[📩] Miq, ju ftoj të lexoni mesazhin e plotë të qytetarit digjital

Makina e ministrise se infrastruktures tipit tuareg, ne drejtimin e djalit 18 vjecar te keshilltarit te Ballukut, Florion Serjanit, ne shkelje te plote ka drejtuar mjetin dhe ka aksidentuar nje person ne aksin fier vlore duke shkaktuar vdekjen.

Ngjarja eshte mbajtur e fshehte dhe me nderhyrjen e ministres Balluku kjo ngjarje eshte mbyllur dhe fajtori eshte liruar.

Une kam disa pyetje ketu per Ballukun:

Cdonte makina e ministrise qe drejtohej nga djali i keshilltarit tuaj?

Me cfare te drejte keni fshehur ngjarjen ?

Cilat jane masat e mara nga ana juaj lidhur me ngjarjen?

A keni nderhyre drejtperdrejt apo terthorazi per te mbuluar skandalin e ministrise tuaj?

A keni nderhyre tek autoritetet per mbylljen e ngjarjes me pasoje vdekjen e nje personi ?

A keni konsumuar vepren penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco