VIDEO reportazhi i Rai3 për kanabisin, Rama: Turp gazetaresk

VIDEO reportazhi i Rai3 për kanabisin, Rama: Turp gazetaresk

13:26, 28/01/2020
A+ Aa A-

Edi Rama ka vendosur të sulmojë televizionin shtetëror italian Rai3 pas reportazhit ku thuhet se në Shqipëri është 12 fishuar kultivimi i kanabisit.

‘Turp gazetaresk’, e quan Rama reportazhin e gazetarëve italianë.

Sipas tij, reportazhi nuk ka lidhje me realitetin në Shqipëri.

Reagimi i plotë i Edi Ramës:

Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza!

Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!

Reportazhi i Rai3

Image

Sulmi në muajin gusht pas dokumentarit ‘Narcotica’

Në muajin gusht të vitit të kaluar, Rai 3 transmetoi përmes një dokumentari afro 60 minutësh, me titullin ‘Narcotica’, hulumtime mbi trafikun e drogës në vend, si mafia shqiptare depërtonte me lehtësi në tregun evropian, përmes favorizimit nga politika shqiptare.

5 muaj më parë, prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregonte për Rai3, se një e treta e Shqipërisë ishte e mbjellë me kanabis. Por, pas transmetimit të tij, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe eprori Edi Rama nxituan të sqaronin publik, se italianët e Rai 3, po transmetonin pallavra.

Madje për të shkuar ekzaktësisht te fjalët e kryeministrit, kundërshtimi i tij  pasohet edhe me nota proverbiale.  ‘S’kemi ç’bëjmë!E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat,punët, veprat. Ato do të flasin, kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës’, shkruante Rama.

Ndërkohë sqarimi i Lleshajt ishte më i rafinuar, për të treguar në optikën e dikasterit që drejton se si ishte realiteti.

 ‘E vërteta është krejt ndryshe nga çka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian. Falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, lufta kundër kanabisit si fenomen, është një luftë e fituar e shtetit shqiptar!’ shkruhej në një prej paragrafëve të ministrit Lleshaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz28/01/2020 15:52

Shpifje shpifje shpifje! Televizioni shteteror i nje shteti perendimor dhe demokratik siç eshte Italia, shpif dhe mashtron thone shum "te besuarit" Edver Taqi Xibraka dhe Gjeneleshi Llesh Lesh Kimiku!

Daj Jaku28/01/2020 14:07

Dërgoju AMA mamën ti gjobisi për shpifje, paditi në gjykatë sikurse bëre me Ramushin dhe me BILD, thuaji Xhixhi Soreccës ti shajë nga mëmat këto gazetarë tëbmedia kazanëve tê Italisë, paditi tek Zgarbi që të mban si njeri dhe artist të madh (kundrejt pagesave të majme). Diçka duhet të bëni o ju mjeshtrat e lirisë së mediave që në çdo 10 fjalë të thëna në EDrama TV, janë 12 mashtrime e rrena, madje edhe ai gazisti Llesh leshi i malcisë.

Elvi 28/01/2020 13:39

Ka te drejte rama, rai 3 eshte media kazani .hahaha ,hidhi ne gjyq o u cmendur qe cmende te gj8th shqiptaret , i ke bere si vetja te ikur

Shto koment

Denonco