Tenderin e fitoi pa garë vëllai i deputetit/ Rama mburr shkollën e rindërtuar me korrupsion

Tenderin e fitoi pa garë vëllai i deputetit/ Rama mburr shkollën e rindërtuar me korrupsion

21:49, 25/01/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, vizitoi sot shkollën e mesme të bashkuar Ymer Lala, në Surrel. Ai u shpreh se rindërtimi i shkollës është investimi i parë serioz për këtë shkollë:

“Një e shtunë ndryshe në oborrin e shkollës së katunit tonë dhe mjediset e saj të transformuar rrënjësisht, duke krijuar kushte optimale për nxënësit e mësuesit me investimin e parë serioz për këtë shkollë qysh nga viti 1969”.

Rindërtimi i shkollës së mesme “Ymer Lala” ka kushtuar rreth 370 mijë euro. Ai është kryer nga firma Dajti Park 2007, në pronësi të Lulzim Qefalia, vëllait të deputetit socialist Xhemal Qefalia dhe administratorit të Komunës Dajt Kujtim Qefalia.

Sipas, Open Data Albania tenderi është me flamur të kuq, çfarë do të thotë se fituesi është shpallur në shkelje të ligjit dhe parimeve të prokurimit publik si mungesa e garës, pabarazia apo klientelizmi gjatë garës.

Kompania “Dajti Park 2007”, sipas një investigimi të BoldNeës, ka përfituar tendera publikë në vlerë rreth 37 milionë euro në periudhën 2015-2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lomi26/01/2020 00:02

kujtim qefalia ka 4 klas shkolle

Shto koment

Denonco