Mirupafshim Shqipëri, unë po iki!

Mirupafshim Shqipëri, unë po iki!

17:09, 24/01/2020
A+ Aa A-

Faik Konica: “Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”.

Mirupafshim Shqipëri! Unë po iki!

Po lë familjen, po lë shokët e shoqet, po lë diellin, po lë kafen time të preferuar, po lë kujtimet dhe me to po lë dhe gjysmën time! Po e lë se do vi prapë ose se ndoshta do ta marr se s’dua të vi më!

Mirupafshim Shqipëria ime! Po lë çdo gjë në duart e të paepurve, krimit, drogës, injorancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis në emër të dashurisë për këtë vend!
Mirupafshim Shqipëri! Unë do të mendoj e do më marrë malli! Vras mendjen a do të marrë dhe ty për mua? E nëse do të merrte, pse më le të iki!

Mirupafshim Shqipëri! Vërja flakës veten se unë nuk dua të digjem! Le të digjen ata që duan ty në zjarr.

Mirupafshim Shqipëri e Gjergj Kastriot Skënderbeut! Luftuam kaq vite për ty dhe në fund të shesim me politikë. Turqia që të deshi aq shumë të ka marrë ka kohë me xhamitë e saj dhe telenovelat turke, e Serbia të mori me marrëveshje zotërinjsh.

Mirupafshim Shqipëri se dhe po të rri nuk kam me kë. Vendi po boshatiset çdo ditë dhe ata që janë aty janë thjesht fizikisht se me mendje janë larg nga ti!

Mirupafshim Shqipëri! Po të lë me vendet e tua të bukura që Naim Frashëri shkruante ditë e natë! Po të lë me dy detet më të bukura të rruzullit, me malet më të thepisura, po të lë me ajrin më të ëmbël dhe me diellin që ndriçon më shumë! Tani që e mendoj, po të lë dhe me hënën që të qan hallet çdo natë.

Shqipëri, ti ndoshta nuk e di, por në asnjë vend nuk ngroh dielli si aty dhe nuk ndriçon hëna si aty!

Mirupafshim Shqipëri! Do iki dhe do gjej një vend për qetësinë e shpirtit tim. Një vend që mos të ketë aq vrasje çdo ditë. Kam nevojë të di që jam e sigurt se jam shumë e re të vdes nga rastësia.

Mirupafshim Shqipëri! Mirupafshim o Shqipëri e pasur për 0.001 përqind të popullsisë dhe mjerim për pjesën tjetër.

Hap sytë Shqipëri! Lufta nuk sjell fitore! Tradhëtarët sjellin fitore të pisët!

Eh, do të më mungosh e marrtë dreqi! Do të më mungosh aq shumë sa do pres vetëm një shenjë nga ti dhe unë do të vi përsëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari24/01/2020 21:57

E tha shume vite me pare shqiptari dhe intektuali e diplomati i madh Faik Konica: “Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”. Nuk kam se cfare te them tjeter, vetem se Shqiperia dhe Kosova nuk kane shpetuar nga rastesia por nga SHBA. Fjalet e Faik Konices jane nje fakt real aktual dhe jo vetem thenie. Ka ardhur koha qe ai epitaf te shkruhet me germa te medha ne nje obelisk perkujtimor ne qender te Tiranes. Faik Konica i madh i ka gjetur vrasesit dhe shkaktaret e mjerimit te Shqiperise. Kush nuk ka sy le te mos e shikoje, kush nuk ka veshe le te mos e degjoje, kush nuk ka tru le te mos e kuptoje. Faik Konica e beri zgjidhjen e tij shume e shume vite me pare. Iku! U largua nga e keqja. Eshte fatkeqesi kombetare qe pas 82 vitesh pas ikjes se Faik Konices shqiptaret vajtojne te njejtin shkak te fatkeqesise se tyre. Shqiptaret qajne te njejtin hall. Jo vetem kaq, por shqiptaret perqeshen, tallen, neperkemben, mjerohen, injorohen dhe shtypen nga politikanet e tyre dhe perseri kane 28 vjet qe votojne po te njejtet politikane. Asnje pushtues i huaj nuk u ka bere kaq dem te madh Shqiperise dhe shqiptareve se sa vete politikanet e saj njeri pas tjetrit per nje shekull deri sot, e kush e di edhe per sa vite te tjera.

eri_elb24/01/2020 20:33

Dhe fjalet e tua shume prekese por shkrimi Nga Flora Xhemani Baba me i drejtperdrejte per te gjithe popullin shqiptar........

flaton24/01/2020 19:07

Shume e goditur

Victorian 24/01/2020 18:56

Lapidare çdo fjalë por ajo që përshkruan me mirë ndjesitë e çdonjërit është shprehja: "Do iki dhe do gjej një vend për qetësinë e shpirtit tim". Besoj kudo që të jesh në botën perëndimore, kuptohet që ka vështirësi, por ama qetësi do gjesh ndryshe nga këtu ku s'te pushon shpirti nga paudhesite e përditshme të ketij vendi.

Krist24/01/2020 18:49

Te uroj mbaresi,kudo qe te shkosh.Konica mire e ka thene,por edhe ai,nuk jetoi ne Shqiperi,sic thote,prej politikaneve.Por keta politikanet tane,sot nuk jane si te kohes se Konices,por jane te bashkuar me krimin e kriminelet,me hajdutet dhe injorantet,qe po na dalin edhe drogaxhinj aktive,dhe qe kane zaptuar krejtesisht Shqiperine.

Altjer Xhaferi24/01/2020 18:19

Na ndihmo te vijme me ty dhe ne.... te shpetojme....

Tuku24/01/2020 18:07

Na plasi K...i pse ike ti..

Alisa CAZIMI24/01/2020 18:06

Kam qare nga ky shkrim moj bije.Me mungon shume vendi im.Te prift e mbara ku do qe te jesh...

Shto koment

Denonco