‘Ok shef, është mall i mirë’, shpërthen rrjeti për kryebashkiakun Alla: Kujdes, valixhja e Lefterit!

‘Ok shef, është mall i mirë’, shpërthen rrjeti për kryebashkiakun Alla: Kujdes, valixhja e Lefterit!

14:25, 22/01/2020
A+ Aa A-

Pasi iu publikuan disa foto ku shihet duke konsumuar lëndë narkotike, në rrjet ka plasur gallata me kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme publikuar nga Genc Sejko, Alla ‘’përbetohet” se ai nuk e ka prekur kurrë kokainën me dorë, njësoj si dhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Nga ana tjetër vetë Alla në një reagim që pati sot pas publikimit të fotove, u shpreh se ai nuk është konsumues i lëndëve narkotike dhe se videoja që pritet të publikohet më vonë e plotë është e montuar.

“Nuk jam unë personi në foto apo video, gjithçka është e montuar”, është shprehur Alla.

Lidhur me videon e Allës reagoi sot dhe Partia Demokratike, përmes ish-deputetit Ervin Salianji.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar k okainë.

Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike,” tha Salianji.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz22/01/2020 15:27

Asgjo nuk bo mo çudi ne Albanistan qe kur ne pushtet erdhi llumi i Kombit Edver Taqi Xibraka. Qelbesir qe nuk u kaperdika, qenka o popull ridhjerja!

Shto koment

Denonco