Noka: Rilindja në ekstazë prej ‘Bild’, masturbim falso i momentit

Noka: Rilindja në ekstazë prej ‘Bild’, masturbim falso i momentit

14:00, 20/01/2020
A+ Aa A-

Flamur Noka, ish-Ministri i Brendshëm demokrat, ka reaguar sot ndaj tentativës së qeverisë 'Rama" për të piratuar deri edhe gazetën gjermane “Bild”, të njohur tashmë si denoncueja e fuqishme e blerjes së votave në Shqipëri.

Në shënimin e tij në Fb, me nota ironike, Noka shkruan: “Mother Jones e Father George, nëpërmjet ndonjë hakeri “rilindas” arriti të ndotë për pak minuta prestigjiozen “Bild”.  Rilindja këtu u ngrit në ekstazë dhe filluan ta lëpijnë gjithëe qejf e pasion “kazanin” që kishin pështyrë.

Por nuk u zgjati shumë kjo ekstazë e kjo lëpirje, pasi “Bild “ ka alergji nga ndotjet dhe u vetpastrua, e flaku shpejt ndotjen “rilindase”. Asgjë më shumë, veç bataku i “Rilindjes” pati një masturbim falso të momentit," e përfundon komentin e tij Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco