Nga rekomandimet e OSBE-ODHIR te ndarja e krimit nga politika/ 7 pikat e Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore

Nga rekomandimet e OSBE-ODHIR te ndarja e krimit nga politika/ 7 pikat e Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore

18:56, 16/01/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka bërë publik, dokumentin me 7 pika të opozitës së Bashkuar, I cili u paraqit në takimin e parë të tryezës politike për reformën zgjedhore.  ‘Nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, tek ndryshimi i sistemit zgjedhor, financimi i partive, ndarja e politikës nga krimi deri tek transparenca e diskutimeve dhe gjithëpërfshirja. Bëhet publik dokumenti me 7 pika i opozitës së bashkuar, i paraqitur në takimin e parë të tryezës politike për reformën zgjedhore.

Qëndrim I Opozitës së Bashkuar në mbledhjen e parë të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

Tiranë, më 16.01.2020

1. Këshilli Politik përbëhet nga 10 anëtarë, nga të cilët:

- 5 përfaqësues të Kuvendit;

- 5 përfaqësues të Opozitës së Bashkuar.

2. Këshilli Politik harton kalendarin e punës së përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve teknikë, duke siguruar që Reforma Zgjedhore të përfundojë jo më vonë se 15 Mars 2020. Ai kryen monitorimin e veprimtarisë së përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve teknikë. Përfaqësuesit politikë ndahen si më poshtë:

- 2 anëtarë të propozuar nga Kuvendi;

- 2 anëtarë të propozuar nga Opozita e Bashkuar.

Numri i ekspertëve për secilën palë përcaktohet nga vetë përfaqësuesit politikë.

3. Diskutimet mbi Reformën Zgjedhore duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike. Produkti i dakordësuar, miratohet pa ndryshime në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në seancë plenare.

4. Diskutimi për Reformën Zgjedhore duhet të kryhet sipas një rendi përparësish, me qëllim zgjidhjen e problematikave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese dh,e më pas, me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik.

-        Rekomandimet prioritare të Raporteve të OSBE-ODIHR, që mbulojne çështje themelore per standartet e zgjedhjeve:

•        Shitblerja e votës

•        Mosndëshkimi i krimeve zgjedhore

•        Presioni mbi zgjedhësit

•        Presioni mbi administratën

•        Abuzimi me burimet shtetërore;

•        Liria e votës

•        Sekreti i votës

-        Probleme të tjera që nuk kanë dalë si Rekomandime, por që janë ‎në rritje dhe cënojnë procesin zgjedhor, janë:

•        Përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje (dalë jo vetëm nga përgjimet e prokurorisë, të publikuara në BILD për zgjedhjet e 2017, por konstatuar si fenomen edhe nga Opinioni i Komisionit të Venecias për iniciativën mbi nevojën e vettingut në politikë).

•        Sjellja politike e Policise së Shtetit në zgjedhje (dalë edhe nga përgjimet e prokurorisë, të publikuara nga BILD, ku drejtuesit e Policisë së Shtetit vepronin si struktura elektorale të partisë në pushtet).

•        Ngadalësimi i veprimit të Dekriminalizimit‎.

•        Cilësia e përfaqësimit dhe kandidatëve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco