Këshilli Politik/ Bylykbashi: Ja prioritetet e opozitës për Reformën Zgjedhore

Këshilli Politik/ Bylykbashi: Ja prioritetet e opozitës për Reformën Zgjedhore

18:05, 16/01/2020
A+ Aa A-

I mandatuari I PD në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, u shpreh sot pas mbledhjes së parë se opozita bëri të qartë prioritetet e saj lidhur me produktin përfundimtar.

Sipas tij, shit- blerja e votës, presioni mbi zgjedhësit, keqpërdorimi i Policisë apo manipulimi i listave janë disa nga çështjet që opozita i ka me prioritet bazuar dhe në rekomandimet e OSBE.

”Sapo u konstitua Këshilli Politik sipas dokumentit të kompromisit i cili përcakton rrugën që do të eci Reforma Zgjedhore. Këshilli autorizoi përfaqësuesit politikë dhe ekspertët që të operojnë me konsensus që duhet të vazhdojë deri në miratim. Ajo që ne bëmë të ditur, është që prioriteti i çështjeve sipas edhe OSBE është lufta kundër shit- blerjes së votës, presionit mbi zgjedhësit, presionit mbi administratën, keqpërdorimi i Policisë së Shtetit, manipulimit të listave, cënimi i sekretit apo lirisë së votës. Por edhe cështjeve të tjera pa asnjë përjashtim. Dokumenti do iu bëhet publik. Detyra është që ekspertët të ecin sa më shpejt. Detyra jonë është të ecim shpejt, deri në 15 mars e kemi afatin. Unë nuk kam cfarë të shtoj nga dokumenti i kompromisit. Parlamenti duhet ta miratojë pa asnjë ndryshim produktin që do dalë për Reformën Zgjedhore sipas dokumentit", tha Bylykbashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco