'Censura qeveritare'/ Abilekaj: OSBE dhe KE po lajnë gojën, ultimatum qeverisë

'Censura qeveritare'/ Abilekaj: OSBE dhe KE po lajnë gojën, ultimatum qeverisë

16:12, 12/12/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri Tv, gazetari dhe analisti Enton Abilekaj e ka cilësuar si cënim të lirisë së medias dhe fjalës së lirë projektligjin e qeverisë, i quajtur “ligji anti-shpifje”.

Sipas drejtorit të Dosja.al, ky është një ligj barbar që cënon lirinë e të shprehurit në Shqipëri.

“Janë deklarata sa për të lartë gojën. Vetëm po lajnë gojën e po tallen me një vend shumë të varfër. Ata duhet ta venë Shqipërinë përballë përgjegjësisë. Nuk mund të jemi vend anëtar i Këshillit të Europës, nuk mund të jemi vend president i OSBE kur nuk respekton lirinë e medias. Nuk mund të jetë as një vend kandidat për në BE. Ata duhet ta venë Ramën përballë ultimatumit para datës 19 dhjetor”, u shpreh Abilekaj.

Sipas tij, projekti i qeverisë për ligjin anti-shpifje, nisi në vitin 2014 me intervistën e Dritan Zaganit në News 24.

"Sa herë kishte një problem, kur një ministër apo kryebashkiak i Ramës kapej me probleme. Sa herë dilte dosja 184 dhe 339 dilte ligji anti-shpifje", shtoi gazetari.

"Asnjë media nuk ka shpifur. Nëse ka patur ndonjë gabim e kanë përgënjeshtruar. Shqipëria nuk ka nevojë për ligje. A ka media që abuzojnë? Po ka dhe vetë tregu i ka lënë jashtë. Vetërregullimi është gjëja më e mirë", u shpreh Enton Abilekaj.

Intervista në Syri TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco