A bllokohet KED nëse Dvorani merret i pandehur? Presidenca: Alibi e neveritshme

A bllokohet KED nëse Dvorani merret i pandehur? Presidenca: Alibi e neveritshme

11:57, 12/12/2019
A+ Aa A-

Një ditë parë, kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani u mor në pyetje nga Prokuroria pas një padie të ngritur prej kreut të shtetit ndaj tij.

Pasi doli nga Prokuroria, Dvorani foli për mediat edhe për atë që mund të ndodhë me KED nëse ai merret i pandehur, sepse i duhet të lërë detyrën e kryetarit.

Presidenca reagoi të enjten pas pretendimeve të Dvoranit se nëse merret i pandehur, do të bllokohet funksionimi i KED.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi tha se kjo është një alibi e neveritshme.

“Kjo është një alibi e neveritshme për t’i shpëtuar drejtësisë për veprat penale që Ardian Dvorani ka konsumuar dhe për të cilat është kallëzuar penalisht në Prokurori.

Ligji nr. 115/2016, për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ka zgjidhur shumë mirë këtë situatë në nenin 227 të tij, ku parashikon se “Anëtari më i vjetër në moshë nga Gjykata Kushtetuese është Zëvendëskryetari i KED-së. Zëvendëskryetari ushtron të gjitha funksionet e Kryetarit në mungesë ose pamundësi të këtij të fundit”.

Nuk është përgjegjësia penale e Ardian Dvoranit, që mund të bllokojë funksionimin normal të KED, por u bllokua qëllimisht funksionimi i KED për dy vite radhazi, që në krye të këtij organi të vihej Ardian Dvorani, për të konsumuar të tilla shkelje të rënda kushtetuese dhe ligjore.

Edhe mbledhja e djeshme e KED-së, e zhvilluar duke njoftuar dy Rende Dite të ndryshme, një të njoftuar publikisht dhe një të ndryshëm të njoftuar anëtarëve dhe pjesëmarrësve në Këshill, është një tjetër e dhënë e papërgjeshmërisë së këtij individi , përkundrejt zbatimit të parimit të transoarencës së ushtrimit të detyrës ashtu sic kushtetuta dhe ligji ia kërkon,” tha Blushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco