'Dy javë që ndjehem më i vogël se Erion Braçe'/ Rama lëshon batutën e rradhës para ambasadorëve

'Dy javë që ndjehem më i vogël se Erion Braçe'/ Rama lëshon batutën e rradhës para ambasadorëve

21:27, 11/12/2019
A+ Aa A-

Gjatë takimit me ambasadorët e huja të akredituar në vendin tonë dhe ku theksi ishte te tërmeti tragjik mi 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama 'ngacmoi' sërish me batutat e tij në adresë të zëvendësit të tij Erion Braçe.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u shpreh se këto ditë të vështira për vendin është ndjerë shumë më i vogël se zv/kryeministri, edhe pse siç shtoi ai, gjatë detyrës së tij nuk ka pasur raste të shumta që të takojë persona më të gjatë se vetja.

“Kam dy javë që ndihem shumë herë më i vogël se Erion Braçe edhe sot edhe më i vogël përballë shembullit të gjithë atyre heronjve që ishin këtu mes nesh, që siç erdhën ikën, si ëngjëj mbrojtës që u shfaqën dhe u zhdukën dhe këtu. Nuk bëhet fjalë për lartësi as fizike dhe as politike. Por bëhet fjalë për atë që thotë Shën Pali ishte ndjesia e brendshme. Ekziston një varg që është i njëjtë në të gjithë librat e shenjtë. Kush shpëton një jetë ka shpëtuar të gjithë njerëzimin. Nuk e di çfarë mund të thuhet për ata që kanë shpëtuar më shumë se një jetë. Por di që çka ata bënë dhe çka ata e bënë para syve tanë do të luajë më shumë rol në gjithë konstitucionin tonë në raport me Europën”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco