Atë që e priste Thumanën e dinin edhe në SHBA

Atë që e priste Thumanën e dinin edhe në SHBA

12:28, 07/12/2019
A+ Aa A-

Kur tërmeti i 26 nëntorit goditi Shqipërinë, sizmiologia më e njohur në botë, amerikania Lucy Jones ishte ndër të parat që bëri një postim në Twitter.

E njohur si Zonja e Tërmeteve, ajo tha se tërmeti sapo ka goditur Shqipërinë dhe mund të shkaktuar viktima. Sipas saj, pranë epiqendrës së tërmetit janë disa qyteza të vogla, me ndërtesa të cenueshme.

“Një tërmeti i magnitudës 6.4 ballë sapo goditi Shqipërinë. Ka të ngjarë të ketë shkaktuar dëme dhe viktima. I vendosur pranë bregdetit, aty pranë ka disa qyteza të vogla, disa me ndërtesa të cënueshme. Lëkundje mjaft të forta në Tiranë,” shkruan ajo.

Mesazhi i saj në Twitter mban orën 7.38 dhe datën 25 nëntor, për shkak se nuk dihet se nga cila pjesë e SHBA është shkruar.

Por ajo që bie në sy është se si një sizmiologe që merret me tërmetet në mbarë botën, e di që pranë epiqendrës janë disa qyteza, disa me ndërtime të cënueshme. E vetmja qytezë e goditur më fort, e cila ka ndërtime vulnerabël, është Thumana.

Atë që e priste Thumanën, ku vdiqën 24 persona, e dinin që në SHBA, por e vetmja që nuk e ‘dinte’, është qeveria shqiptare, e cila edhe pse në këtë zonë pati një para-tërmet më 21 shtator, nuk e vuri ujin në zjarr.

Nga SHBA e kanë parë prej kohësh edhe korrupsionin ‘sinjifikativ’ të Vangjush Dakos, të cilit i kanë bllokuar hyrjen në Amerikë. Por duket se çdo dramë të këtij vendi e shohin më qartësisht nga SHBA, sesa nga Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco