Memeja që po thyen rrjetin/ 'Lejen dhe betonin i jep Gjushi, fajin e ka tërmeti'

Memeja që po thyen rrjetin/ 'Lejen dhe betonin i jep Gjushi, fajin e ka tërmeti'

22:09, 06/12/2019
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Durrësit është rikthyer në qendër të kritikave pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, që deri tani numëron 51 viktima, mbi 900 të plagosur dhe qindra banesa të rrënuara.

Njeriu që drejtoi Durrësin për tre mandate akuzohet nga opozita dhe jo vetëm si njeriu që betonizoi qytetin bregdetar dhe përgjegjës për shembjen e disa godinave mëngjesin e 26 nëntorit.

Aq i atakueshëm është ish-kryebashkiaku Dako sa edhe vetë kryeministri Edi Rama u detyrua të fshinte videon në Facebook, ku shfaqej edhe anëtari i Kryesisë së PS.

Ndaj, për këtë arsye, në rrjetet sociale po qarkullon një meme, e cila mes humorit dhe ironisë tregon dramën e vërtetë që ka kapluar Durrësin.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco